LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënin “kërdinë” me vjedhjen e banesave/ Arrestohen tre shqiptarë në Itali

17 Dhjetor 2019, 19:58, Kronika CNA
Bënin “kërdinë” me vjedhjen e banesave/ Arrestohen

Policia italiane ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të akuzuar për grabitje të dhunshme.

Në pranga është vënë shtetasit E. Gjeta, 29 vjeç akuzuar për vjedhje të banesave, plaçkitje, posedim i pajustifikuar i pasurisë, lëndimi, rrëmbimi me qëllim grabitje, fyerje dhe rezistencë ndaj policëve.

I riu tjetër i arrestuar është N. Tirja 26 vjeç, i akuzuar për vjedhje banesash dhe posedim të pasurisë së vjedhur, si dhe Armand Gjoka, 28 vjeç, akuzuar për vepra të ngjashme.

Që të tre ishin hetuar nga Prokuroria në Frosinone, pasi merreshin me vjedhje të banesave. Hetimi nisi pas një grabitjeje që ndodhi në një shtëpi në Piglio në 7 nëntor 2019 në dëm të një qytetari vendas, i cili kur po kthehej në banesë u prit nga tre shqiptarët me maska, që e kërcënuan.

Shqiptarët kishin hyrë në banesën e qytetarit italian, ata kishin marrë kasafortën dhe pasi kanë dhunuar shtetasin italian, janë larguar bashkë me mallin e vjedhur./CNA.al

Lajmet e fundit nga