LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Fuga kundër ligjit të censurës/ Nuk prek vetëm mediat, por edhe të drejtat e qytetarëve

17 Dhjetor 2019, 14:26, Politikë CNA
Artan Fuga kundër ligjit të censurës/ Nuk prek vetëm mediat,

Akademiku i njohur, Artan Fuga është një ndër zërat më kritik kundër paketës së censurës ndaj mediave të propozuar nga qeveria.

Në një prononcim për News24, Fuga tha se ky ligj nuk prek vetëm mediat, por edhe të drejtat e qytetarëve, pasi këto të fundit nuk do t?i drejtohen më gjykatës, por Autoritetit të Medias Audiovizive, për të kërkuar të drejtën e tyre.

Por, sipas akademikut, Bordi i AMA-s është një bord i ngritur me ngjyresa politike, ndaj dhe nuk mund të ketë gjykim të drejtë dhe të paanshëm.

Më tej, Fuga kritikoi dhe gazetarët, që sipas tij, nuk kanë bërë një qëndresë siç duhet, duke shtuar se ligji privon më shumë mediat elektronike, ndaj dhe gazetarët e medias vizive dhe të shkruar nuk e kanë ngritur sa duhet zërin.

?Ky ligj është në kundërshtim me përcaktimet në Kushtetutën e Shqipërisë mbi të drejtën e qytetarëve të Shqipërisë. Çdo qytetar shqiptar, në kushtet kur ai dëmtohet, kur i cenohet si në rastin tonë reputacioni, ai ka të drejtë të paraqitet në një gjykatë të rregullt. Ky ligj për disa elemente, siç janë ato të dëmtimit të reputacionit, shpifjes, e çon qytetarit jo në dyert e gjykatës, por në dyert e AMA, që nuk ka asnjë kompetencë dhe as nuk mund ta marrë rolin e gjykatës me anë të një ligji të posaçëm. Është e drejtë e medias që të mbrohet duke shkuar në gjykatë, por unë kam më shumë hallin e qytetarit, që të shkojë në gjykatë, si në çdo vend demokratik të botës. Ndaj e quaj ligj i shpifur, pasi je në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë?, tha Fuga.

 Më tej, Fuga theksoi se komunikimi i pastruar nga fakeneës është i rrezikshëm.

?Fakeneës nuk është gënjeshtra, nuk është manipulim i thjeshtë, por një këndvështrim subjektiv. Komunikimi nuk e përjashton dot fakeneës. Përgjegjës për fakeneës nuk janë vetëm publikimet elektronike, fakenews gjejnë edhe në profile personale, në gazeta, në televizione, madje edhe në edicionin e lajmeve të çdo televizioni. Vërtet media shpeshherë na e ka shpifur, ka denigrime, futje në jetën personale të individëve.

Media duhet mbrojtur nga këto ekzagjerime, duhen norma juridike që të mbrojnë qytetarin, personin publik, gruan, nga denigrimi, por problemi është si do bëhet kjo gjë. Të gjitha këto veprime apo mosveprime, si shpifja, fyerja, etj. i kemi parashikuar edhe në Kodin Penal, edhe në ligjin aktual për mediat audiovizive.?-tha Artan Fuga.

Po ashtu, ai theksoi se problemi është që këto ligje të mbrohen nga gjykata të drejta, jo të politizuara dhe korruptuara.

?Ky është problemi, funksionimi i gjykatës. Ne jemi përpara një situate tjetër, që të gjitha këto vepra, që rëndojnë mbi qytetarin apo median, nuk do të gjykohen më nga gjykatat dhe qytetari nuk do të ketë më mundësi të përfitojë nga gjykimi i tij i drejtë përmes një gjykate.?-tha Artan Fuga./ CNA.al

Lajmet e fundit nga