LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Malaj zbulon skenarin/ Ja pse Rama kërkon shkarkimin e tij   

17 Dhjetor 2019, 07:51, Politikë CNA
Arben Malaj zbulon skenarin/ Ja pse Rama kërkon shkarkimin e tij

Arben Malaj është shprehur se deklaratat e tij publike janë përdorusr si skenar për ta pezulluar nga Këshlli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Ndërsa Kuvendi pritet të votojë pezullimin e tij, i ftuar në ?Abc-ja e mëngjesit?, Malaj theksoi edhe njëherë se çështjen do e çojë në Strasburg.

I pyetur se cila është arsyeja pse Rama kërkon ta shkarkojë nga Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, Malaj tha se ?Arsyeja reale janë duart e zgjatua në institucionet e vendit tim.?.

Pjesë nga biseda.

Malaj: Nuk është luftë për karrigen por për të mbrojtur strukturën kushtetuese të vendit. Është në sfidën e tyre unë nuk kam asnjë merak. Përveç Gramozit që shpesh nuk voton, vetëm 3 vota duhen që ajo të bjerë.  Dje ishin vota të hapura. Nuk është sfida ime.

Demi: Ju vini në dukje ndërgjegjen politike të gjithësecilit?

Malaj: Kredibilitetin politik. Në raste kur merren vendime, që prekin fjalën e lirë dhe çështja shkon në Strasburg. Këtë e paguajnë qytetarët shqiptarë.

Demi: Do e çosh në Strasburg?

Malaj: Patjetër, nuk do e coj për vete por dua të krijohet precedenti i neodiktatorit. Mua më vjen keq që një njeri hyri në Shipëri si shpresa e të rinjve dhe të rinjtë tani duan që ai të ikë.

Demi: Për Edi Ramën e keni?

Malaj: Me emra nuk flas.

Demi: Cilat janë arsyet e vendimit për t?ju pezulluar

Malaj: Arsyeja reale janë duart e zgjatua në institucionet e vendit tim.

Demi: Nuk është pëlqyer sjella juaj ?

Malaj: Ju analizoni dy faktorë aktivitetin publik dhe në bankë. Ativiteti im kritik ka qenë i përhershëm. Përdoret kjo si fasadë publike për thelbin e asaj. Nuk donin të më çonin si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Pastaj u detyruan të më cojnë bashkë me të tjerët. Unë nuk besoj se më kanë çuar që më kanë dashur. Më fal të pyes dini ju ndonjë gazetarin tuaj, që unë ti kem thënë nuk të jap intervistë./abcnews.al

Lajmet e fundit nga