Connect with Us

Arben Malaj jep alarmin/ Sjellja e Ramës do dëmtojë ekonominë e vendit

Politikë

Arben Malaj jep alarmin/ Sjellja e Ramës do dëmtojë ekonominë e vendit

Publikuar

-

Gjatë një diskutimi mbi procesin e shkarkimit nga posti si anëtar i Këshillit Mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj ka folur mbi situatën aktuale politike në Shqipëri, duke u ndalur tek projektligji i njohur si “paketa Anti–shpifje”.

Malaj është pozicionuar kundër kësaj pakete, duke theksuar se vetë organizatat ndërkombëtare kanë qenë prej kohësh të shqetësuara për faktin që Rama dhe Veliaj komunikojnë me video parafabrikate. Ai është shprehur se Kryeministri është neodiktator dhe po e bën popullin shqiptar të mos ndihet i lirë. Një popull që nuk është i lirë, thotë Malaj, përfundon shumë shpejt duke qenë i varfër, pra sjellja autokrate e Ramës ndikon edhe në ekonominë në vend.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke thënë se populli nuk e njeh këtë Kryetar pasi nuk është ai që paraqitet në media. Fenomeni Veliaj e shqetëson pasi është Kryetar i qytetit ku ai jeton. Pavarësisht se figura të tilla si Veliaj e shqetësojnë, Malaj u shpreh se mbetet i majtë.

LEXO EDHE:  Veliaj: Tirana është e jona dhe do ta çojmë në drejtimin e duhur

“Ligji për paketën antishpifje. Unë besoj nuk është vetëm nga iniciativa ligjore, organizatat janë të shqetësuara se Rama dhe Veliaj komunikojnë me video prafabrikate. Shoh kolegë që kanë frikë të më mbështesin. Një vend ku njerëzit nuk ndihen të lirë, nuk zhvillohet. Kjo e bën shtetin më të varfër. Problemi nuk janë fake news, por shoqëritë fallco. Unë nuk godas mbrapa shpine, jam burokrat. Njerëzit nuk e njohin Kryetarin e Bashkisë Tiranë që del për ditë në media. Ai del si Kryetar i Bashkisë, mbetem i majtë por nuk jam me asnjë strukture, nuk më lejojnë që të jem anëtar kryesie por mund të jem anëtar i PS. Neodiktatorët janë duke u kthyer sidomos në vendet ish komuniste”, tha ndër të tjera Malaj në studion e Abc news./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zë ngushtë Fevziun/ “Ke bërë gjyqe të mëdha, ke shkelur të drejta njerëzish”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen sotme.

Rama ishte duket debatuar me analistin Ervis Iljazaj dhe Fevziu i kërkoi t’i përgjigjej pyetjes, por kjo ka sjellë irritimin e kreut të qeverisë.

“Ti Fevzi ke bërë gjyqe të mëdha këtu në këtë studio. Ke shkelur të drejta njerëzish”, i tha kryeministri, ndërsa moderatori nuk preferoi të komentojë këtë deklaratë dhe e la të vijonte debatin me analistin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia.
Këtë denoncim, Hoxha e ka bërë live në studion e “Opinion”,  përballë kryeministrit Edi Rama.

“Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar, është ai që fsheh para pafund dhe e ka buxhetin më të madh sesa ministria juaj e Brendshme. Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.

“Ti mund të jesh me mua, por që nga koka te këmbët këtu s’ je me mua fare. Jeni gabim nga mengjesi deri ne darke. Pse Shqipëria e ka pjellë krimin e organizuar, krimi i organizuar është kudo Paris, Beriln Amerikë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale, lidhu me deklaratat e kryeministrit Rama sonte në “Opinion”  sa i përket Reformës në Drejtësi.

Goxhaj shkruan se tani qartësohet për të gjithë se “kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD.”

“RAMA POHON VETË:
REFORMA NË DREJTËSI ISHE PROJEKT I TIJ JO I NDËRKOMBËTARËVE!!!

Sapo e pohoi vetë nga nervat:
Reforma në Drejtësi nuk ishte projekt as i BE as i SHBA! E paska planifikuar vetë Edi Rama para Zgjedhjeve 2013 dhe ishte po ai vetë që loboi në SHBA dhe BE ku siç e theksoi vetë gjeti rezistencë!
Tani qartësohet edhe për ju se kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD (në dokumentat e zbuluara të Sorosit nga Ëikileaks – DC LEAKS në Gusht 2016 thuhet se ideja dhe lobimii pranë USA dhe BE u bënë nga Soros).

LEXO EDHE:  Veliaj kapet duke vjedhur qytetarët e Tiranës

LEXO EDHE:  Veliaj kapet duke vjedhur qytetarët e Tiranës

Në fakt ky është Lajmi sot:
RAMA PRANON SE REFORMA NË DREJTËSI ISHTE PLANI I TIJ DHE JO I NDËRKOMBËTARËVE!
E keni me video!!!”, shkruan Goxhaj në reagimin e plotë.

 

LEXO TE PLOTE