LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Malaj akuza të forta Ramës/ Do t’i drejtohem Strasburgut

17 Dhjetor 2019, 07:47, Politikë CNA
Arben Malaj akuza të forta Ramës/ Do t’i drejtohem Strasburgut

Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë, duke mos kursyer kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në studion e ?Abc-ja e mëngjesit? me Enkel Demin, Malaj e cilësoi Ramën si ?neodiktator?, ndërsa ritheksoi edhe njëherë se do e dërgojë në Strasburg çështjen e pezullimit të tij nga Këshilli Mbikqyrës i BSH.

Po ashtu gjatë bisedës në studio, duke folur për deklaratat e tij kundër kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, Malaj zbuloi se nuk kishte votuar në zgjedhjet e 30-qershori,t në të cilat nuk mori pjesë opozita.

Pikërisht për këtë arsye, Malaj tha se nuk ka votuar, madje ka këshilluar edhe ambasadorët.

?Paskam ndikuar në zgjedhjet. Unë nuk kam bërë asgjë. Vetë nuk kam votuar.  Ua kam thënë edhe ambasadorëve nëse i dhatë një mudësi PD që të mësonte gabimin që bëri për mandatet nuk mund ta përsërisni. Nuk mundet që në Shkodër një bastion i PD, të qeverisë PS me 5%?, tha Malaj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga