LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ambasadori i BE për MV: Vettingu në gjyqësor i panevojshëm, mbetet opsioni i fundit

17 Dhjetor 2019, 16:49, Kosova & Bota CNA
Ambasadori i BE për MV: Vettingu në gjyqësor i panevojshëm,

Samuel Zhbogar, ambasadori i Bashkimit Europian në Maqedoninë e  Veriut ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me Reformën në Drejtësi.

Pas takimit me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati në shtetin fqinj, Zhbogar tha se vettingu në Maqedoninë e Veriut nuk është dhe aq i nevojshëm dhe se shihet si opsioni i fundit.

?Qëndrimi jonë është i qartë, ne mbështesim që gjykata t?i shfrytëzoj elementet për përmirësimin e gjykatës nga brenda. Ne do të vazhdojmë me mbështetjen tonë si në të kaluarën ashtu dhe në të ardhmen, nga viti i ardhshëm planifikojmë projekt për monitorimin e rasteve me korrupsion të lartë dhe besojmë se kjo do të përmirësoj funksionimin e gjykatës. Vetingu gjithmonë është opsioni i fundit. Për vetingun ka një parakusht, është konsensusi i të gjitha palëve politike, ajo është zgjidhja e fundit dhe për momentin nuk shoh se ka nevojë për një gjë të tillë. Gjithsesi se qëndrimi jonë është se vendimi bie mbi vetë shteti?, tha dje për mediat ambasadori./ CNA.al

Lajmet e fundit nga