LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizita e dytë brenda vitit/ Ja kur do të vijë Vuçiç në Shqipëri

16 Dhjetor 2019, 16:02, Politikë CNA
Vizita e dytë brenda vitit/ Ja kur do të vijë Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, do të vijë në Shqipëri në fundjavë.

Nëpërmjet një njoftimi, Presidenca Serbe konfirmon lajmin dhe bën me dije se Vuçiç do të qëndrojë në Shqipëri në datat 20 dhe 21 dhjetor.

Vizita e Vuçiç përkon në Tiranë me takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet për Mini Shengenin Ballkanik.

Pjesë e takimit do të jetë kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ndërkohë ky takim është kundërshtuar me forcë nga opozita dhe nga partitë politike të Kosovës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga