LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vendkalim i ri kufitar Maqedoni e Veriut – Serbi/ Sot nënshkruhet marrëveshja

16 Dhjetor 2019, 11:36, Kosova & Bota CNA
Vendkalim i ri kufitar Maqedoni e Veriut – Serbi/ Sot nënshkruhet

Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të nënshkruajnë sot në Shkup Marrëveshjen për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan – Miratoc që lidh rajonin e Kumanovës me ate të Luginës së Preshevës në anën tjetër të kufirit. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i brendshëm maqedonas Bujar Osmani dhe nga pala serbe nga Ministri i brendshëm, Nebojsha Stefanoviq.

Banorët e vendbanimeve të afërta kufitare kanë kërkuar hapjen e kësaj dogane që prej 20 vitesh. Lidhjet midis dy vendbanimeve janë të ngushta, sidomos në Miratoc nga ana e Serbisë që është vetëm dy kilometra larg fshatit Llojan, ndërsa banorët e dy vendeve detyrohen të udhëtojnë shumë kilometra për të vizituar familjet e tyre.

Gjatë shumë cikleve të fushatave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut ështe premtuar hapja e kësaj pike kufitare, por procedurat reale nuk kanë nisur për shkak të mungesës së gatishmërisë nga pala serbe. Hapja e kësaj pike kufitare ka qenë një nga premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili kishte thënë se do të jepte llogari deri me dorëheqje, nëse nuk do të realizohej ky premtim. Ai është vlerësuar për angazhimin maksimal me diplomatë europerëndimor në Beograd, sidomos me ambasadën norvegjeze, e cila e ka mbështetur këtë nisme të kreut të Preshevës.

Kjo pikë kufitare pritet që fillimisht të funksionojë me orar të kufizuar, nga mëngjesi deri në 22:00./CNA.al

Lajmet e fundit nga