LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U shkri nga SPAK-u/ Kryeprokurori Çela "rikthehet" tek Krimet e Rënda

16 Dhjetor 2019, 08:57, Kronika CNA
U shkri nga SPAK-u/ Kryeprokurori Çela "rikthehet" tek Krimet e

Mëngjesin e sotëm, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka zhvilluar një vizitë te Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila do të shkruhet pas krijimit të SPAK-ut.

Ndërsa tashmë ka filluar transferimi i dosjeve te SPAK-u,  Çela vlerësoi punën e prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku shërbeu për 17 vite.

Çela i cilësoi Krimet e Rënda si një prokurori suksesi, që ndryshoi imazhin e vendit dhe rriti besimin me partneret e huaj përsa i përket hetimit të krimit të organizuar.

“Rezultatet e prokurorisë së Krimeve të Rënda sollën qëndrimin pozitiv të ndërkombëtarëve në raport me qasjen e tyre për futjen e Shqipërisë në NATO dhe organizma të tjera të BE”- tha Çela.

Çela falenderoi të gjithë prokurorët që shërbyen në këtë prokurori dhe u uroi suksese atyre që do jenë pjesë e SPAK-ut, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Pas marrjes së detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela firmosi udhëzimin e parë që u kërkon prokurorëve të Krimeve të Rënda si dhe të prokurorëve të juridiksionit të përgjithshëm për të identifikuar, inventarizuar dhe transferuar dosjet, sipas kompetencës, në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Lajmet e fundit nga