Connect with Us

Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, mësoni sa arrijnë temperaturat

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për ditët në vijim, mësoni sa arrijnë temperaturat

Publikuar

-

Ditët e para të kësaj jave, pritet të kenë mot të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Ditët me diell dhe masat ajrore të ngrohta, pritet të sjellin temperatura në mesditë deri në 21-22ºC, ndërsa ato të mëngjesit do të mbeten përsëri në vlera të ulta dhe të ftohta.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike vjen ditën e Enjte ndërsa moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Sipas SHMU, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta ndërsa prej orëve të vona të natës itensiteti i tyre rritet në mesatar dhe lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri të lartë. Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ E diela me shi në të gjithë vendin

Edhe dita e Premte pjesa e parë e saj deri në mesditë do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës priten edhe alternimet e kthjellimeve ndërsa reshjet mbeten të lokalizuara në jugperëndim dhe veriperëndim. Për më tepër referojuni edhe tabelës bashkëngjitur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndalohet kalimi i kamionëve në Kapshticë/ Shkak prezenca e akullit në rrugë

Publikuar

-

Nga

Për dy ditë, nga data 5 janar deri në 6 janar të orës 23:59 nuk do të lejohet kalimi në doganën e Kapshticës të mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë.

Kjo për të shmangur  problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë.

Ndërkaq, në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, sqaron se do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë,

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Arsyet shkencore se përse lëkura çmendet kur ndryshon moti

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.”, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gripi mbërrin në Shqipëri/ ISHP apel qytetarëve: Vaksinohuni dhe ruani higjenën

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, pasi virusi i gripit është në qëarkullim.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Bino bën me dije gjithashtu se janë izoluar rastet e para.

“Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”, shkruan Bino./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Surprizon moti/ Ja ku pritet të ketë reshje

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ E diela me shi në të gjithë vendin

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Dita e shtunë do të nisë me diell e ngrica në zonat malore. Gradualisht gjatë mesditës do të zhvillohen vranësirat.

Sipas SHMU, era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehta:

Në zonat malore -2ºC deri në 9ºC
Në zonat e ulëta 0ºC deri në 15ºC
Në zonat bregdetare 3ºC deri në 16ºC

LEXO TE PLOTE