Connect with Us

“Spitali po vdes”/ Paralajmërimi i fortë i mjekëve francezë

Bota

“Spitali po vdes”/ Paralajmërimi i fortë i mjekëve francezë

Publikuar

-

Rreth 600 mjekë francezë kanë kërcënuar se do të largohen nëse ministrja e Shëndetësisë në vend nuk do të negociojë me ta mbi të ardhmen e shërbimit shëndetësor publik.

“Për shkak të mungesës së fondeve që mundësojnë një cilësi të kujdesit shëndetësor dhe garantojnë sigurinë e pacientëve, spitali po vdes”, thuhet në një shkresë që mban firmën e 600 mjekëve.
Mjekët denoncuan shkurtimet në buxhetin e shëndetësisë, duke thënë se “Ministrja e vërtetë e Shëndetësisë është e vendosur në Bercy” (ministria e Financave të Francës).
Ata pranuan që ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, ka folur për dhembshuri, por u shprehen të keqardhur që nuk është ndjekur asnjë plan financiar kuptimplotë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Koronavirusi/ Koreja e Veriut ekzekuton zyrtarin që shmangu karantinën

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë ekzekutuar një zyrtar të lartë të tregtisë, i cili dyshohej se kishte koronavirus për shkak se ai ka shkuar në VC publike ndërsa do të duhej të ishte në karantinë.

Zyrtarët e Koresë së Veriut kanë arrestuar dhe menjëherë e kanë ekzekutuar atë, për shkak të frikës së shpërndarjes së koronavirusit, raporton dailymail.

Zyrtarët shtetërorë së fundi kanë vendosur në vende të izoluara të gjithë ata që kanë vizituar Kinën apo që kanë pasur kontakte me njerëz nga Kina.

LEXO EDHE:  Nis protesta në Astir/ Basha dhe deputetët e opozitës bashkohen me banorët

LEXO EDHE:  Protestë apo tallava ?

Lideri suprem Kim Jong-un ka vendosur që të përdor “ligjin ushtarak”, pra për të ekzekutuar menjëherë, çdo këndë që largohet nga vendi i izoluar pa leje.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Të shtëna me armë zjarri/ Plagosen dy persona

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, një person është arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa po punohet për kapjen e personave të tjerë.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa dy të plagosurit po marrin trajtimin e nevojshëm mjeksorë në spital.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Edmond Tupe i jep mesazhin e fortë Qeverisë

LEXO EDHE:  Tragjedia e Genovas “zgjon” Francën/ Auditimi zbulon problemet me urat

Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, është shprehur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Dy javë pas Brexit/ Ishujt Kajman futen në listën e zezë të BE

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur Britania e Madhe po bën rreth dy javë që ka dalë nga Bashkimi Europian, Ishujt Kajman do të futen në listën e zezë të BE për parajsat fiskale.

Sipas mediave britanike, ky vendim do të firmoset për të hyrë në fuqi javën e ardhshme. Vendimi u mor si një masë për të pakësuar humbjet nga evazioni fiskal, që në vit llogaritet të jenë rreth 608 miliardë euro.

Ishujt Kajman nuk ishin llogaritur deri më tani në listën e zezë të BE, pasi janë pjesë e territorit të Britanisë së Madhe dhe ligji nuk përfshin vendet anëtare.

LEXO EDHE:  FOTO/ Ikin protestuesit nga policia e Tiranës

LEXO EDHE:  Nis protesta në Astir/ Basha dhe deputetët e opozitës bashkohen me banorët

Në këtë listë përfshihen edhe Ishujt Fixhi, Omani, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Vanuatu dhe tre territoret amerikane Samoa, Guami dhe Ishujt e Virgjër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE