Connect with Us

“Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme”/ Kryemadhi zbulon prapaskenat

Politikë

“Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme”/ Kryemadhi zbulon prapaskenat

Publikuar

-

Në Komisionin e Medias të organizuar nga Opozita për paketën “Anti-shpifje”, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka lënë pa hapur çështje që lidhen me situata aktuale të cilat sipas saj, tregojnë një keqfunksionim të qeverisjes së Ramës.

Kërkesën e Qeverisë për të shtyrë deri më 31 mars të vitit 2020 datën e gjendjes së jashtëzakonshme, Monika e komentoi si një manovër të Kryeministrit për të fituar kohë në mënyrë që të shmangë zgjedhjet e parakoshme dhe të vijojë sa më gjatë me mishërimin e një sistemi autokrat.

“Sot kemi një kryeministër që po kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament deri në muajin mars, i cili ka të bëjë për sa i përket largimit të zgjidhjes politike që ka sot Shqipëria, që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe kërkon një spostim të tillë për të fituar kohë dhe për të vazhduar në instalimin e atij sistemi autokrat që e kanë shumë vende të tjera, duke kërkuar të bëjë një kopje të shëmtuar”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zë ngushtë Fevziun/ “Ke bërë gjyqe të mëdha, ke shkelur të drejta njerëzish”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen sotme.

Rama ishte duket debatuar me analistin Ervis Iljazaj dhe Fevziu i kërkoi t’i përgjigjej pyetjes, por kjo ka sjellë irritimin e kreut të qeverisë.

“Ti Fevzi ke bërë gjyqe të mëdha këtu në këtë studio. Ke shkelur të drejta njerëzish”, i tha kryeministri, ndërsa moderatori nuk preferoi të komentojë këtë deklaratë dhe e la të vijonte debatin me analistin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia.
Këtë denoncim, Hoxha e ka bërë live në studion e “Opinion”,  përballë kryeministrit Edi Rama.

“Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar, është ai që fsheh para pafund dhe e ka buxhetin më të madh sesa ministria juaj e Brendshme. Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.

“Ti mund të jesh me mua, por që nga koka te këmbët këtu s’ je me mua fare. Jeni gabim nga mengjesi deri ne darke. Pse Shqipëria e ka pjellë krimin e organizuar, krimi i organizuar është kudo Paris, Beriln Amerikë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale, lidhu me deklaratat e kryeministrit Rama sonte në “Opinion”  sa i përket Reformës në Drejtësi.

Goxhaj shkruan se tani qartësohet për të gjithë se “kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD.”

“RAMA POHON VETË:
REFORMA NË DREJTËSI ISHE PROJEKT I TIJ JO I NDËRKOMBËTARËVE!!!

Sapo e pohoi vetë nga nervat:
Reforma në Drejtësi nuk ishte projekt as i BE as i SHBA! E paska planifikuar vetë Edi Rama para Zgjedhjeve 2013 dhe ishte po ai vetë që loboi në SHBA dhe BE ku siç e theksoi vetë gjeti rezistencë!
Tani qartësohet edhe për ju se kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD (në dokumentat e zbuluara të Sorosit nga Ëikileaks – DC LEAKS në Gusht 2016 thuhet se ideja dhe lobimii pranë USA dhe BE u bënë nga Soros).

LEXO EDHE:  “Qeveria në gjendje shoku pas tërmetit”/ Edvin Kulluri: Nuk ka kapacitete për përballimin e situatës

LEXO EDHE:  Të gjitha shpifjet e “Ligjit Anti-shpifje”

Në fakt ky është Lajmi sot:
RAMA PRANON SE REFORMA NË DREJTËSI ISHTE PLANI I TIJ DHE JO I NDËRKOMBËTARËVE!
E keni me video!!!”, shkruan Goxhaj në reagimin e plotë.

 

LEXO TE PLOTE