“Shtëpitë do ndërtohen njësoj si ato në Amerikë”/ Rama në Vaqarr batuta me banorët

16 Dhjetor 2019, 16:10, Politikë CNA
“Shtëpitë do ndërtohen njësoj si ato në

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në Vaqarr, ku krahas inspektimit  të gjendjes pas tërmetit, ka shkëmbyer dhe batuta me banorët.

Teksa premtoi se shtëpitë që do të ndërtohen nga fillimi do të jenë njësoj si ato në Amerikë e Gjermani, Rama tha se deri ne 2021 të jetë mbyllur procesi.

?Do bëjmë shtëpi më të vogla sesa ato që janë shtëpi pensionistësh po themi se kemi parë disa raste. Pastaj më të mëdha sipas numri të anëtarëve të familjes. Duam ta bëjmë shpejt këtë proces. Shtëpitë do të jenë njësoj si ato që ndërtohen në Amerikë, Gjermani, si ato që bëhen në shumë zona dhe besojmë që do të jetë një cilësua jetë krejt tjetër. Pra në total për tu rindërtuar janë vetëm 45 shtëpi, të tjerat janë për tu riparuar.

Ne katnarët e Tironës jemi t?marë. Ne duam që në shtëpitë e fshatit deri në mes të viti tjetër të kemi bërë një volum goxha të rëndësishëm dhe brenda viti tjetër ti kemi mbyllur të gjitha. Ndërkohë që në kryeqytet është diç ka më e komplikuar. Ne duam që në 2021 të jetë mbyllur procesi dhe ose të  kesh hyrë në shtëpi, ose po e sheh shtëpinë duke u ndërtuar dhe e ke letrën në dorë.? theksoi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga