LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëlluan për vdekje policin/ Arrestohet çifti shqiptar

16 Dhjetor 2019, 15:28, Kronika CNA
Qëlluan për vdekje policin/ Arrestohet çifti shqiptar

Policia e Malit të Zi, ka vënë në pranga një çift shqiptar.

Ata akuzohen se kanë qëlluar për vdekje një polici malazez, pasi ky i fundit kishte konstatuar se nuk mbanin dokumente identifikimi.

Sipas mediave vendase, polici Milutin Lekovic, 41 vjeç u qëllua me armë në kokë, nga sendilja e pasme e makinës së policisë ku qëndronin dy të arrestuarit.

Shtetasit shqiptarë të vënë në pranga janë Lulzim Hasanaj, 49 vjeç dhe Nure Hasanaj, 67 vjeç.

Hasanaj kërkohet gjithashtu për vrasje, ndërsa gruaja 67-vjeçare e arrestuar me të në Shqipëri kërkohet për kërcënime.

Ata u arrestuan rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin ndërsa po përpiqeshin të kalonin në Kroaci në këmbë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga