Connect with Us

Murrizi i del në mbrojtje Malajt/ Në Kuvend ka njerëz që marrin dyfishin e rrogës

Politikë

Murrizi i del në mbrojtje Malajt/ Në Kuvend ka njerëz që marrin dyfishin e rrogës

Publikuar

-

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka vendosur sot për vijimin e procedurave për shkarkimin e Arben Malajt, si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Për pezullimin e Arben Malajt, 12 deputetë votuan pro, ndërsa 5 deputetë votuan kundër.

Një prej deputetëve që u pozicionua në krah të Malajt ishte dhe Myslim Murrizi. Ai e konsideroi procesin për shkarkimin e Malajt njësoj si gjyqin në drejtim të një personi në komunizëm.

“Është për herë të parë në këto 30 vite tranzicion që i bëhet gjyqi publik një personi. Rakipllarin e keni studio më studio dhe shan çdo njeri, a e kishit këtu Gjekmarkajn që paguhet nga buxheti i shtetit dhe shau çdo deputet që i doli para?.Vetëm këta dy marrin rrogë dyfishin e deputetëve, janë më shumë se 120 të zgjedhur nga Kuvendi, që nuk respektojnë asnjë kod etik”, theksoi Murrizi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zë ngushtë Fevziun/ “Ke bërë gjyqe të mëdha, ke shkelur të drejta njerëzish”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen sotme.

Rama ishte duket debatuar me analistin Ervis Iljazaj dhe Fevziu i kërkoi t’i përgjigjej pyetjes, por kjo ka sjellë irritimin e kreut të qeverisë.

“Ti Fevzi ke bërë gjyqe të mëdha këtu në këtë studio. Ke shkelur të drejta njerëzish”, i tha kryeministri, ndërsa moderatori nuk preferoi të komentojë këtë deklaratë dhe e la të vijonte debatin me analistin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia.
Këtë denoncim, Hoxha e ka bërë live në studion e “Opinion”,  përballë kryeministrit Edi Rama.

“Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar, është ai që fsheh para pafund dhe e ka buxhetin më të madh sesa ministria juaj e Brendshme. Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.

“Ti mund të jesh me mua, por që nga koka te këmbët këtu s’ je me mua fare. Jeni gabim nga mengjesi deri ne darke. Pse Shqipëria e ka pjellë krimin e organizuar, krimi i organizuar është kudo Paris, Beriln Amerikë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale, lidhu me deklaratat e kryeministrit Rama sonte në “Opinion”  sa i përket Reformës në Drejtësi.

Goxhaj shkruan se tani qartësohet për të gjithë se “kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD.”

“RAMA POHON VETË:
REFORMA NË DREJTËSI ISHE PROJEKT I TIJ JO I NDËRKOMBËTARËVE!!!

Sapo e pohoi vetë nga nervat:
Reforma në Drejtësi nuk ishte projekt as i BE as i SHBA! E paska planifikuar vetë Edi Rama para Zgjedhjeve 2013 dhe ishte po ai vetë që loboi në SHBA dhe BE ku siç e theksoi vetë gjeti rezistencë!
Tani qartësohet edhe për ju se kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD (në dokumentat e zbuluara të Sorosit nga Ëikileaks – DC LEAKS në Gusht 2016 thuhet se ideja dhe lobimii pranë USA dhe BE u bënë nga Soros).

LEXO EDHE:  Skandali me tenderat/ Drejt shkarkimit Drejtoresha e rrugëve

LEXO EDHE:  E shkarkoi nga detyra/ Ylli Muho "shpërthen" ndaj Zamira Ramit: E pavlerë!

Në fakt ky është Lajmi sot:
RAMA PRANON SE REFORMA NË DREJTËSI ISHTE PLANI I TIJ DHE JO I NDËRKOMBËTARËVE!
E keni me video!!!”, shkruan Goxhaj në reagimin e plotë.

 

LEXO TE PLOTE