LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediat kundër “Paketës Antishpifje”/ Protestojnë të mërkurën para Parlamentit

16 Dhjetor 2019, 15:23, Aktualitet CNA
Mediat kundër “Paketës Antishpifje”/ Protestojnë

Mediat në Shqipëri kanë organizuar një protestë për të kundërshtuar paketën Antishpifje, e cila pritet të miratohet në seancën parlamentare të radhës.

Mediat i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë të mërkurën e datës 18 dhejtor në orën 9:30 të mëngjesit.

Kujtojmë se sot Komisioni i Ligjeve miratoi në parim ?Paketën Antishpifje?, pavarësisht se u përball me kundërshti dhe kritika të shumta, kryesisht nga mediat dhe disa dhjetra organizata gazetaresh ne bote .

Për miratimin e kësaj pakete kanë shprehur shqetësimin edhe pedagogët, gazetarët dhe institucionet ndërkombëtare siç është OSBE, e cila deklaron se ?Paketa Antishpifje? mund të cënojë lirinë e medias./ CNA.al

Lajmet e fundit nga