LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manastirliu në Ishëm: 12 qendrat shëndetësore të dëmtuara do të përfshihen në planin e rindërtimit

16 Dhjetor 2019, 13:21, Sociale CNA
Manastirliu në Ishëm: 12 qendrat shëndetësore të

Qendra shëndetësore në Ishëm është një nga godinat e shëndetësisë të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër qendrën e lëvizshme shëndetësore, e cila po ofron shërbim shëndetësor 24/7 për banorët e zonës.

?Qendra shëndetësore Ishëm sipas ekspertëve rezultoi e dëmtuar rëndë dhe nuk ofron dot shërbim shëndetësor. Kjo qendër do të rindërtohet edhe më e mirë seç ka qenë, por ndërkohë duhet ta organizojmë punën në këtë strukturë të lëvizshme, e cila ofron të gjitha kushtet për personelin shëndetësor dhe 8 mijë banorët e Ishmit. E rëndësishme është që do të vijojmë të ofrojmë shërbimin 24 orësh në qendrën shëndetësore të lëvizshme ku nuk do të mungojnë mjekët, infermierët, barnat dhe pajisjet mjekësore?, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën shëndetësore në Ishëm, Manastirliu tha se kjo qendër do të përfshihet në planin e rindërtimit së bashku me objektet e tjera të dëmtuara nga tërmeti.
?Janë 12 objekte qendra shëndetësore, të cilat janë vlerësuar me dëmtime serioze apo dëmtime të lehta si dhe katër struktura spitalore me dëmtime të rikiperueshme për të cilat po punohet, përveç spitalit të Laçit i cili do të rindërtohet?, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve të Ishmit të cilët edhe pse u gjendën të rrezikuar nga dëmtimi i godinës, nuk e ndalën shërbimin për banorët. Manastirliu theksoi se mjekët dhe infermierët  kanë treguar që kanë qenë të parët që kanë dhënë me përkushtim dhe sakrificë shërbimin e duhur që në momentet e para, ndërsa vijojnë të ofrojnë shërbim pa ndërprerje për banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit.

Lajmet e fundit nga