Connect with Us

Ligji për censurën ndaj mediave/ Vokshi: Rama po shfrytëzon mungesën e Kushtetueses

Politikë

Ligji për censurën ndaj mediave/ Vokshi: Rama po shfrytëzon mungesën e Kushtetueses

Publikuar

-

Video tek Sanatoriumi/ Vokshi i përgjigjet Ballës: Mund të shani e mallkoni gjithë ditën…

Ish deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se kryeministri Edi Rama po shfrytëzon mungesën e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e ri të medias.

Sipas Vokshit, nëpërmjet ERTV, kryeministri Rama po monopolizon median.

“Në kushtet e mungesës së një Gjykata Kushtetuese, si mundet të kalohet një paketë që ka probleme të mëdha kushtetuese. Rama po shfrytëzon mungesën e Gjykatës Kushtetuese për të kaluar paketat e censurës. Edi Rama është i pari që duhet të ndëshkohet për fake neës, ai nëpërmjet ERTV. Po monopolizon të gjithë sinjalin, për çdo transmetim, duke shfrytëzuar edhe RTSH, që është TV publik dhe nuk duhet ta bënte atë. Duke shfrytëzuar edhe stafin e RTSH, duke mos bërë asnjë transparencë të fondeve të ERTV, Edi Rama thotë mos ma prek. Edhe reagimi i mediave nuk ka qenë ai i duhuri”, u shpreh Vokshi në studion e Rtv Ora.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Përgjimet e deputetëve/ Indrit Hoxha: Basha si ish sigurims, ka frikë nga shkarkimi

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Veprimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të përgjuar deputetët në mbledhjet e grupeve parlamentare është cilësuar se veprim tipik komunist nga ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Indrit Hoxha.

Në nje reagim të shkurtër për CNA.al, Hoxha deklaroi se Basha ka frikë nga shkarkimi dhe po iu largohet interesave të demokratëve për të mbrojtur karrigen e tij për interesa personale.



LEXO EDHE:  Galdini zbulon detajet e takimeve në SHBA/ Shqipëria do pastrohet nga “plaçkaxhinjtë”

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek hetimet/ Prokurori prangosi drejtuesit e PD që sulmuan Ramën

Sipas tij, veprimi i tij është i njëjtë me ato të ish sigurimsave të shtetit, të cilët përgjonin armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm.

Veprim tipik komunist, si ish sigurimi shtetit, Përgjon armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të partisë nga frika e rrëzimit, për të mbajtur karrigen për interesa të veta personale, duke iu larguar interesit të demokratëve”, tha Indrit Hoxha për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali/ Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë mbyllin dosjet korruptive

Publikuar

-

Nga

Institucionet shqiptare, ministritë dhe strukturat që ato drejtojnë në Shqipëri, janë të përfshira në skema korruptive. Lidhje të forta politike, të cilat çojnë në zbatim të urdhërave të verbër që finalizohen me mbyllje proçedurash apo fshehje dosjesh skandaloze, duke përdorur disa inspektorë, që gjoja kryejnë veprime disiplinore.

CNA.al ka mundur të monitorojë disa nga veprimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, kryesisht nga inspektorët e këtij institucioni, të cilët çohen për të verifikuar denoncimet që vijnë nga qytetarët, për aktet e kryera nga noterë apo dhe struktura të tjerë në varësi të këtij institucioni.

Nga Ministria e Drejtësisë e kanë kthyer në Ministri të Zhdrejtësisë, me kuazi hetime, sa për të thënë dhe për t’u vënë epilogun sipas dëshirës.

Nëpërmjet një dosje të plotë, qartazi tregohet sesi inspektorët e ministrisë së Drejtësisë kapërcejnë sa në një krah në krahun tjetër, për të shpëtuar përgjegjësit dhe aktet e tyre skandaloze ligjore.

Këto akte që mund të quhen afera korruptive, që duhen ndjekur në mënyrë penale mbyllen pa asnjë pasojë ose maksimalisht jepet një “këshillim disiplinor”.

“Skandali Gjonaj”, në duart e Ministrit të ri

Gjatë kohës që ky institucion është drejtuar nga Etilda Gjonaj të tilla mbyllje ka pasur me dhjetëra. Por, inspektorët vazhdojnë të jenë në detyrë edhe tani.

CNA.al e sjell këtë dosje në momentin që Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se do të ketë një institucion të ri. Ai që do të kontrollojë, dhe do të jetë një departament anti-korrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë.

CNA.al do të sjellë një dosje të plotë, ku tregohet sesi një notere e përfshirë në një skandal, nga një kontroll i kërkuar pas një denoncimi në media, del totalisht pa asnjë lloj përgjegjësie.

Pra, duke përdorur disa instrumenta. Së pari, afatet dhe së dyti duke luajtur me shtyrjen e kohës së kontrollit.

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek hetimet/ Prokurori prangosi drejtuesit e PD që sulmuan Ramën

LEXO EDHE:  Nga pasuria tek hetimet/ Prokurori prangosi drejtuesit e PD që sulmuan Ramën

CNA.al ka mundur të sigurojë dosjen e plotë dhe do të tregojë në disa shkrime sesi Ministria e Drejtësisë për të shpëtuar një notere që ka falsifikuar një firmë dhe një akt noterial, i shtyhet afati i kontrollit, justifikohet situata me Covid-in, dhe pastaj gjendet argumenti që kanë kaluar pesë vite nga kryerja e këtij falsifikimi.



Në fakt, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë nuk konstatojnë thelbin e problemit, por e justifikojnë dhe e mbyllin dosjen.

Pra, e justifikojnë noteren falsifikatore dhe duke qënë se kishin kaluar pesë vite i mbyllin dosjen.

Ç’ka do të thotë se çdo noter mund të falsifikojë, kalojnë pesë vite dhe ai del i pafajshëm, sipas inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, edhe pa kryer detyrën e tyre, pa verifikuar faktet të cilat nxirrnin në pah të vërtetën e një falsifikimi dhe veprimi ishte mjaft i thjeshtë.

Verifikimi i dokumentave apo edhe i akuzave. Inspektorët shkojnë, marrin të mirëqenë një deklaratë dhe thonë se kanë kaluar afatet ligjore.

Inspektorët e MD, fshehin veprën penale

Në fakt, një rutinë administrative, e cila ka fshehur një vepër penale. Një falsifikim i cili ndodhet në një proces hetimor në prokurori, dhe Ministria e Drejtësisë, në të gjitha rastet sillet konfuze në lidhje me faktin se ishte kryer një falsifikim.

Një herë thotë se presim hetimin e prokurorisë, pastaj duke u justifikuar me Covid-in, shtynë afatin dhe në finale thotë se ka kryer një proçedurë rutinë dhe e ka mbyllur këtë dosje.

CNA.al do ta sjellë të plotë këtë skandal. Noteren, inspektorët e përfshirë, si një rast ulëritës drejtuar ministrit të Drejtësisë, për të parë a do të funksionojë vërtetë kjo reform anti-korrupsion në institucione.

Ky është një nga rastet më flagrante, që tregon se, ose korrupsioni ka mbyllur dosjen ose me urdhër politik ajo është futur në një sirtar pa u kryer aspak kontrolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E ktheve PD në parti të Soros”/ Shqiptarët akuza Bashës: Po merr leksione nga Rama, jep dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në selinë e PD një grup të rinjsh të Partisë Popullore Austriake. Në një postim në rrjetin social Facebook Basha shprehu gjithë kënaqësinë që i dha takimi me të rinjtë, ndërsa demokratët e kanë “kryqëzuar” me komente.

Një qytetar shprehet se Basha së pari duhet të mbledhë të rinjtë e vendit dhe të diskutojë për problemet reale që ka vendi.

Një tjetër komentues, i shkruar se ka marrë leksione të mira nga kryeministri Rama, duke e akuzuar se e ka kthyer PD në parti të Sororsit.

Byth e brek me edvin plehrën e ke kthyer Partinë në Parti të Sorosit se ti dhe edvini të Sorosit jeni thirri mëndjes sa nuk është vonë”, shkruan komentuesi.

LEXO EDHE:  “Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën”/ Rama paralajmëron shkarkime

LEXO EDHE:   Rama nxjerr letrën/ Ka një mesazh për Dibranët



Një tjetër qytetar, i vë në dukje Bashës parimet europiane, që një lider duhet të japë dorëheqjen nëse humbet në zgjedhje.

Ne Partine Popullore Europiane nuk aplikohet asnje nga format e drejtimit te Partise qe aplikoni ju o zoteri. Atje statuti eshte mbi gjithçka! Dhe doreheqja ne rast humbje e liderit eshte preambula e ketij statuti”, shprehet komentuesi./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE