LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPA riçel hetimin gjyqësor për anëtarin e KLP Arben Dollapaj

16 Dhjetor 2019, 19:48, Kronika CNA
KPA riçel hetimin gjyqësor për anëtarin e KLP Arben

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 16 dhjetor që të riçelë hetimin për anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Arben Dollapaj, duke pranuar një pjesë të kërkesave për hetim të bëra nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, konkretisht për të verifikuar lidhur me procedurat e  ndërtimit të godinës në Valbonë të Tropojës dhe për konkflikt të mundshëm interesi me shitësin e banesës në Tiranë.

Gjatë seancës së të hënës, Ballhysa renditi një listë të gjatë që konsideronte se duheshin verifikuar.   Ai tha se është e nevojshme të hetohet pasuria faktike lidhur me ndërtesën në Valbonë ku të evidentohet investimi dhe përllogaritja e shpenzimeve për strukturën e të verifikohet leja ndërtimore. Komisioneri kërkoi që lidhur me këtë pasuri të cilësohen si persona të tjerë të lidhur motra dhe vëllai.

Ballhysa tha se Dollapaj ka paraqitur 10 prova lidhur me këtë pasuri, ndër to: një ekspertim nga një inxhinier; deklarimet e motrës dhe të vëllait; një ekstrakt historik të subjektit të vëllait; lëvizje e llogarive të motrës në USD; SWIFT code nga e njëjta bankë dhe mandate pagese doganore në emër të vëllait.

?Vlerësojmë se subjekti në mënyrë deklarative ka pranuar se pjesa e vëllait dhe e motrës është përdorur së fundmi si bujtinë, ndërsa pjesa e tij është ende e papërfunduar?, pohoi Ballhysa.

Ai theksoi se ekspertimi dhe aktet e dorëzuara nuk kënaqin nevojat e hetimit pasi rezultojnë shuma të ndryshme investimi; s?ka të dhëna për vlerat e investimeve të kryera nga familjarët dhe se nuk identifikohet vlera totale e investimit. ?Identifikohet leja ndërimore, por nuk ka verifikim se si është zbatuar?, pohoi Ballhysa. Ai shtoi se objekti ka përfunduar dhe se mund të regjistrohet për pjesët takuese dhe se deklarata noteriale e familjarëve të Dollapajt nuk mund të merrej me fuqi të plotë provuese pasi është se është bërë gjatë procesit të vetingut. Sipas Ballhysës, duhet administruar dosja e plotë nga Bashkia Tropojë për këtë ndërtesë dhe duhet hetuar për të ardhurat e ligjshme të Dollapajt për pjesën e tij.

Komisioneri theksoi më tej në qëndrimin e tij, si për shkak se vetë Dollapaj ka deklaruar se investimi ka qenë i përbashkët me motrën dhe vëllanë, atëherë ka marrëdhënie interesi dhe duhet të cilësohen si persona të tjerë të lidhur.

Ballhysa evidentoi se shuma 25 mijë USD e deklaruar si hua e marrë nga vëllai subjektit prej kunatit që jeton në SHBA, është dërguar nga një person tjetër. Ai kërkoi që të mos konsiderohet kjo vlerë. Komisioneri pohoi se edhe aktet e zhdoganimit janë kryer nga një person që nuk është investitor në ndërtesën në Valbonë. Komisioneri tha se nuk mund të konsiderohen si të ardhura të ligjshme edhe dhuratat nga motrat që jetojnë në USA, nëse nuk verifikohet burimi i ligjshëm i tyre.

Lidhur me ndërtesën në Tiranë, Ballhysa u ndal fillimisht në nevojën e verifikimit të mundësisë së prokurorit Dollapaj për të plotësuar kushtet për marrjen e kredisë së butë.

Ai kërkoi gjithashtu që të konsiderohet si person tjetër i lidhur edhe kunati H.S. që jeton në USA, i cili i ka dhënë hua 25 mijë USD vëllait të prokurorit Dollapaj për blerjen e shtëpisë në Tiranë. Ballhysa këmbënguli për verifikimin e konkliktit të mundshëm të interesit pasi, duke argumentuar se shtëpia është blerë më lirë nga kostoja e ndërtimit.

Pasi u tërhoq për rreth dy orë e gjysmë për të konsultuar dokumentacionin e dorëzuar nga Dollapaj dhe qëndrimin e Komisionerit, trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo anëtarë, vendosi të riçelë hetimin dhe të lejojë marrjen e provave për një pjesë të kërkesave të Ballhysës.

Kolegji vendosi t?i kërkojë të dhëna disa institucioneve lidhur me ndërtimin dhe zhvillimin e ndërtesës në Valbonë. Konkretisht u vendos t?i kërkohet informacion ZVRPP Tropojë për regjistrimin e kësaj pasurie; Bashkisë Tropojë dokumentacioni i praktikës së dhënies së lejes së ndërtimit; Ministrisë së Turizmit të dhëna për pajisjen me certifikatë për operimin në fushën e turizmit dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Kukës dokumentet për regjistrim e aktivitetit si ?bujtinë? në Valbonë.

Ndërsa lidhur me shtëpinë në Tiranë Kolegji vendosi t?i kërkojë të Ministrisë së Drejtësisë të dhëna për gjendjen gjyqësore të shtetasit Kosovar që i ka shitur banesën vëllait të prokurorit Dollapaj. Gjithashtu, u vendos t?i kërkohet prokurorive Durrës, Tiranë dhe asaj të Përgjithshme informacion nëse prokurori Dollapaj ka hetuar ndonjë çështje ku ka qenë subjekt shtetasi Kosovar në fjalë.

Kryesuesi Adrian Hajdari shtoi se Kolegji kishte vendosur që t?i kërkojë Komisionerit Publik të japë vlerësimin e tij në lidhje me denoncimet e publikut dhe që subjekti të ndihet i lirë të depozitojë çdo provë.

Më pas ju dha fjala mbrojtësit të prokurorit Arben Dollapaj, avokatit Viktor Gumi i cili duke ju referuar qëndrimeve të Komisionerit për dhuratat e dërguara nga motrat e Dollapajt për nënën e tyre, tha se në seancën e 4 dhjetorit kishin depozituar dokumente të shtetasve amerikanë. Ai shpjegoi se praktika e deklarimit të të ardhurave në shtetin amerikan jepet për 6 vitet e fundit. Sipas avokatit Gumi, duke qenë se mbesa e ka dhënë dhuratën në vitin 2013, përfshihet në gjashtë vitet e fundit. Kurse motrat e që i kanë dhënë dhuratat në vitin 2006 nuk mund të kenë dokumente për atë periudhë.

Prokuori Arben Dollapaj tha në fund të seancës se edhe pse huaja i ishte dërguar vëllait nga një person tjetër dhe jo nga kunati, ata në atë periudhë kishin qenë bashkëpronarë. ?Për transparencë do të përpiqem të sjellë prova e deklarata noteriale nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë gjë?, theksoi prokurori Dollapaj edhe pse për këtë qëndrim të Komisionerit nuk u riçel hetimi.

Kolegji vendosi të shtyjë seancën e radhës për më datë 16 janar 2020, ora 10:00.

Gjatë seancës së 4 dhjetorit, prokurori Arben Dollapaj u shpreh se ishte i hapur për riçeljen e hetimit gjyqësor dhe për çdo lloj verifikimi në Valbonë e në Tiranë./BIRN

Lajmet e fundit nga