Connect with Us

Katër muaj pa marrë rrogën/ Punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier ngrihen në protestë

Sociale

Katër muaj pa marrë rrogën/ Punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier ngrihen në protestë

Publikuar

-

Punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh “Tosk Energji” kanë dalë gjatë ditës së sotme në protestë.

Sipas asaj që raporton Report Tv,  punëtorët nuk kanë marrë pagat prej 2 muajsh dhe nuk i janë paguar sigurimet shoqërore.

Rreth 800 punonjës të kompanisë “Tosk Energji” janë të papunë prej 4 muajsh.

Punonjësit kanë kërkuar ndërhyrjen e ministrisë që tu paguhen pagat dhe të rikthehen sërish në punë. Ata thonë do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk marrin një zgjidhje. Kjo situatë me rafinerinë e Ballshit ka ndodhur disa herë, por sërish pagat vijojnë të vonohen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lajm i keq për të dashuruarit/ Surprizat e pakëndshme të motit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i keq për të dashuruarit vjen nga Shërbimi Meteorologjik. Mësohet se nga dita e nesërme do të kemi ndryshim total të situatës meteorologjike.

Duke nisur që nga orët e vona të mbrëmjes së sotme, nis shtimi i vranësirave mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e para të mëngjesit, gradualisht nisin reshjet e shiut me intensitet të ulët në të gjithë territorin, ndërsa në jugperëndim-veriperëndim reshjet do të jenë në formë shtrëngatash.

Parashikohet se nesër moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme dhe lokalisht të herëpashershme me intensitet mesatar deri dhe të lartë në qarqet Shkodër, Berat, Elbasan, Vlorë e Gjirokastër. Në zonën e Alpeve si dhe lartësitë mbi 700-800 metër në verilindje dhe juglindje reshjet e shiut pas orëve të mesditës kthehen në reshje dëbore. Pas orëve të pasdites bie itensiteti i reshjeve dhe bëhen të herëpashershme dhe të dobëta.

LEXO EDHE:  Vizat/ Thirret protestë para Ambasadës Holandeze

LEXO EDHE:  Xhafaj “provokon” opozitën

Ndërkohë, temperaturat në vlerat minimale parashikohen nga 4ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato bregdetare ndërsa në vlerat e mesditës ato parashikohen nga 6ºC në zonat malore deri në 15ºC në ato bregdetare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pakti për Universitetin/ Manastirliu: Laborator biosimulimi klinik për studentët e Mjekësisë

Publikuar

-

Nga

Studentët e Universitetit të Mjekësisë do të kryejnë praktikat mjekësore në laboratorin e ri të biosimulimit klinik pranë Fakultetit të Mjekësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bashkë me drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë dhe një grup studentësh, panë nga afër investimin e ri, që përmbush një kërkesë të kahershme të studentëve, të cilët tashmë do t’i kryejnë praktikat klinike si në vendet europiane.
“Ky është një premtim i mbajtur. Realizojmë një investim të munguar prej shumë vitesh dhe po aq të kërkuar nga studentët e Mjekësisë, laboratorin e biosimulimit për praktikën klinike të studentëve, një tjetër angazhim i përmbushur në kuadër të Paktit për Universitetin”, tha Manastirliu.

Investimi prej 26 mijë dollarë për laboratorin e biosimulimit klinik është mundësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fakulteti i Mjekësisë, në bashkēpunim me Fondin Global.
Duke theksuar se investimet për mbështetjen e studentëve do të vazhdojnë, Manastirliu theksoi se në kuadër të Paktit për Universitetin janë mbajtur premtimet e dhëna.

“Angazhimet tona në kuadër të Paktit për Universitetin vijojnë të përmbushen, duke ju dhënë mundësi studentëve të Mjekësisë të kryejnë praktikat klinike siç e meritojnë dhe një ndër këto angazhime është mundësimi i praktikave klinike për studentët e degës së Farmacisë, të cilët nuk e kanë patur këtë mundësi deri më sot dhe do ta kenë në kushte dhe standarde europiane në depon e re farmaceutike në QSUT”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Pasojat e tërmetit/ Pas punonjësve të policisë, Rama u mban rrogën edhe arsimtarëve

LEXO EDHE:  Xhafaj “provokon” opozitën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale renditi një sërë angazhimesh të përmbushura në kuadër të Paktit për Universitetin.
“Është premtim i mbajtur praktika mësimore për studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore qe kanë kryer për herë të parë – me angazhim tonë për Paktin- praktikën mësimore pranë Laboratorit të Kontrollit Shëndetësor Bazë. Është premtim i mbajtur mundësimi për herë të parë i trajnimeve jashtë vendit të studentëve, gjatë kohës së kryerjes së studimeve. Siç është premtim i mbajtur salla kirurgjikale digjitale në spitalin e ri të kirurgjisë, e cila do i shërbejë studentëve të mjekësisë për të ndjekur ndërhyrjet kirurgjikale”, tha Manastirliu.

Gjatë takimit me studentët, Ministrja e Shëndetësisë tha se së shpejti do të prezantohet projekti amicioz i ngritjes së Qendrës së Biosimulimit Klinik brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që do t’i vlejë formimit profesional të studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Mësoni sa do arrijnë sot temperaturat

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme do të mbizotërojë moti me kthjellime e vranësira të pakëta deri mesatare.

Sipas SHMU, në zonat malore, lugina dhe bregdet kryesisht në orët e mëngjesit mjegull e mjegullinë.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:
Zonat malore -1ºC deri në 11ºC
Zonat e ulëta 3ºC deri në 18ºC
Zonat bregdetare 6ºC deri në 18ºC

LEXO TE PLOTE