LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jetojnë në kushte çnjerëzore/ Berisha: Rama hedh valle me fatkeqësinë e të dëmtuarve

16 Dhjetor 2019, 09:11, Politikë CNA
Jetojnë në kushte çnjerëzore/ Berisha: Rama hedh valle me

Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas rastit që është bërë publik nga Partia Demokratike për familjen e Lindita Bashës në Mamurras, e cila jeton në çadër të inskenuar, e harruar nga Qeveria, që prej tërmetit të 26 nëntorit prej të cilit kanë kaluar tre javë.

Berisha thekson se kjo është një dëshmi e ?talljes? që Kryeministri po bën me popullin, duke përdorur fatkeqësinë e njerëzve për të bërë propagandë dhe duke braktisur familjet që kanë vërtetë nevojë në mëshirë të fatit.

Ish Kryeministri tha se Edi Rama nuk e mbajti fjalën e tij për të sjellë çadra dimërore, pasi janë të shumta familjet që jetojnë ende në kushte të mjerueshme pas tërmetit dhe që askush nuk u është afruar për t?u dhënë ndihmë. Ai nuk lë pa përmendur edhe faktin që deri tani janë shpenzuar 60 mijë euro dëmshpërblim për familjet e prekura nga tërmeti, mirëpo asnjë qindarkë prej këtyre nuk ka dalë nga buxheti rezervë i shtetit për nevoja emergjente, buxhet me të cilin Berisha thotë se Rama ka abuzuar.

?Kjo gjendje dramatike vjen nga qendrimi kriminal dhe i papergjegjshem i Edvin Mafise, i cili pasi ka abuzuar per lukse dhe orgjira me fondin rezerve te qeverise, ne tre jave ka shpenzuar gjithsej 60 mije euro demshperblim per familjet e viktimave dhe asnje qindarke nga buxheti i shtetit per nevojat me emergjente te krijuara nga goditja e termetit te 26 nentorit per dhjetra mijra banore te demtuar. te cilet jane te braktisur nga narkoshteti dhe kreu i meduzes,? shkruan Berisha në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga