LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Isa Mustafa flet hapur/ Ne i besojmë VV-së për kryeministrin, ata t’na besojnë për presidentin

16 Dhjetor 2019, 18:48, Kosova & Bota CNA
Isa Mustafa flet hapur/ Ne i besojmë VV-së për kryeministrin, ata

Pas mbledhjes me krerët e degëve të LDK, kryetari i kësaj partie ka folur për mediat lidhur me bisedimet për të arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa tregoi se çështja për të cilën nuk po bien dakord është posti i presidentit.

?Çështja e presidentit mendojmë që është çështje parimore, themi çështje e një ekuivalence e cila duhet të krijohet mes dy partnerëve dhe po ashtu është çështje e mirëbesimit ndërmjet nesh, në mënyrë që edhe ndarja e pozitave të bëhet e tillë që asnjë palë të mos del super e fuqishme nga ky koalicion. Por, të kemi pjesëmarrje tonë në ndarje të përgjegjësive karshi votës të cilën e kemi marrë para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kjo është kërkesa jonë e vetme, në asnjë  kërkesë personale as formulë personale nuk ka në këto biseda të cilat janë zhvilluar deri më tani, por janë çështje që ne dëshirojmë që edhe interesin e subjekteve tona që i përfaqësojmë në bisedime edhe atë të qytetarëve që presin para nesh t?i barazojmë dhe të kemi përgjegjësi të barabartë të themi edhe politike, por edhe para qytetarëve tanë?, tha kreu i LDK-së, teksa tha se nëse ata i besojmë VV-së për kryeministrin, edhe VV-ja duhet t?i besojë LDK-së për presidentin.

?Sa i përket presidentit, ne zgjedhjet për president nuk i kemi tani. Në zgjedhjet për president i kemi në fillim të vitit 2021 dhe kur të vije koha organet e LDK do ta bëjnë publik edhe propozimin e tyre. Për emrin nuk është problem, emri është problem vetëm që të kemi vullnet, të kemi besim nëse ne kemi besim si LDK që ta votojmë Kurtin për kryeministër, atëherë presim që një besim të tillë duhet ta ketë edhe partneri jonë ndaj LDK-së. Mos të dyshojmë, sepse nëse dyshojmë ndaj njëri-tjetrit, atëherë punët nuk shkojnë mirë. Nëse eliminojmë komponentin e dyshimeve dhe jemi për atë që të bëjmë ndryshime të cilat i meriton ky vend, unë mendoj se zgjidhjen do ta gjejmë. Prandaj, do të vazhdojmë që të gjejmë zgjidhje. Sot nuk kemi caktuar takim? Asnjë problem s?është vetëm se duhet vazhduar edhe më tutje, por nuk nënshkruhen sendet pa u kryer. Kur të kryhet ne nënshkruajmë?, deklaroi Mustafa./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga