Connect with Us

Horoskopi i ditës, 16 dhjetor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 16 dhjetor 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do varet plotësisht nga mënyra sesi ju do silleni me atë qe keni ne krah. Po u treguat te ashpër dhe po thate fjale te renda mund te fillojnë debatet e forta. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa te rëndësishme sepse sot nuk do jene kushtet e përshtatshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Sot do merreni vesh me mire me partnerin tuaj dhe do jeni me te bindur se edhe ne te ardhmen gjerat mes jush do ecin për mrekulli. Secili do japë me te mirën e vetes. Beqaret Do i marrin gjerat shtruar dhe nuk do përfitojnë aq sa duhet nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Jupiteri do jete planeti qe do ju ndihmoje ta përmirësoni goxha sektorin e financave dhe do ndiheni me te qete.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Nëse jeni ne një lidhje do bëni mire t’i shtoni dozat e fantazisë sot dhe te mendoni te bëni diçka ndryshe nga zakonisht. Vetëm kështu do mbani larg rutinën dhe për pasoje problemet. Për beqaret perspektivat janë shume te mira kështu qe atyre do ju mbetet thjesht te përfitojnë sa me tepër. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni shpenzime pa reflektuar sepse ashtu do shmangni problemet.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Ne jetën tuaj ne çift sot do korrni atë qe keni mbjelle. Ju e dini me mire si keni vepruar kohet e fundit dhe nuk do keni ndonjë surprize te madhe. Beqaret do përjetojnë ndjesi shume te forta te cilat do i bëjnë t’i shohin gjerat me sy tjetër. Sektorin e financave do e keni shume nen kujdes dhe situata ka për te qene e qëndrueshme. Mund t’i kryeni pa frike edhe disa shpenzime me tepër.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Stuhi te fuqishme do fryjnë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Për shume gjera do debatoni ashpër dhe nuk do toleroni asnjë moment. Beqaret do kenë një dite gjithashtu te trazuar dhe nuk do kenë mundësi te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes sepse do jete një fushe e minuar qe mund te sjelle probleme shume te mëdha me vone.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mes jush nuk do ndodhe asgjë e veçante, por as probleme e vështirësi nuk do ju dalin. Beqaret do kenë mbështetjen yjeve dhe mund ta gjejnë shume shpejt dashurinë e madhe. Te ardhurat do kenë përmirësime te konsiderueshme dhe do ndiheni me te vërtetë te qete kur te kryeni shpenzime.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Do jeni te parrezistueshem gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe partneri do ndihet i lumtur qe ju ka ne krah. Do dashuroheni me pasion me njeri-tjetrin dhe sytë do ju vezullojnë. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa sepse tani për tani nuk ka ardhur ende momenti i përshtatshëm. Për financat do jete dite shume e favorshme dhe duhet përfituar sa me shume.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit nuk duhet te bëni sot gabimet e se kaluarës sepse do lëndoheni dhe do vuani tej mase. Mundohuni te mos nxitoheni as te merrni vendime sepse nuk është ende koha e duhur. Beqaret ka gjase qe te afrohen me shume me disa miq te vjetër dhe mes tyre do ketë ndjenja me te forta. Ne planin financiar yjet do jene ndikim te jashtëzakonshëm dhe do ju ndihmojnë te zgjidhni problemet.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni me te qete te dyja palët dhe do i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet qe ju kishin dale disa kohe me pare. Beqaret do e gjejnë me ne fund shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje vërtet interesante. Me buxhetin duhet te merreni pak me shume sepse po e late pas dore situata mund te marre tatëpjetën.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik te marre një kthese shume ndryshe gjate kësaj dite. Do jeni shume kritike me njeri-tjetrin dhe nuk do arrini dot te pranoni gabimet tuaja. Ne vende qe te afroheni, do largoheni edhe me shume. Beqaret do jene sharmante e sensuale kështu qe do kenë me shume mundësi për te filluar lidhje. Financave duhet t’iu përkushtoheni me tepër pasi me pas do keni probleme serioze.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Ata qe janë ne një lidhje mire është te mos nxitohen për asgjë dhe nga ana tjetër duhet ta mendojnë te ardhmen me seriozisht. Hëna do i beje beqaret me kërkues ne planin sentimental dhe ata nuk do jene te kënaqur me personat qe do takojnë. Ne planin financiar duhet te tregoheni pafundësisht vigjilente dhe duhet te shpenzoni me kursim. Vetëm ne këtë mënyrë nuk do keni probleme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jeta juaj ne çift do jete shume e qete sot. Mundohuni vetëm te bëni diçka ndryshe nga zakonisht për te shmangur monotonine sepse gjithçka tjetër do ece me se miri. Beqaret do kenë me ne fund angazhime serioze, te cilat do fillojnë si tërheqje fizike e me pas do kalojnë ne një stad tjetër. Me financat do jeni specialiste te vërtetë dhe nuk do lejoni qe gjendja te ketë probleme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Publikuar

-

Nga

Nesër nis shkolla/ Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini, nëpërmjet një video-mesazhi ka përcjellë urimin e saj për vitin e ri shkollor 2020-2021, ndërsa nënvizon edhe masat e ndërmarra për të siguruar një fillim sa më të mbarë të tij.

“Nxënës të dashur! Nesër do të uleni në bankat e shkollës përsëri për të filluar vitin e ri shkollor 2020-2021. Kjo është një ditë e madhe dhe e rëndësishme për ju, ndaj jemi përkujdesur me stafet e shkollave, mësuesit tuaj, drejtorët e shkollave, si dhe të gjithë institucionet përgjegjëse për të siguruar një fillim sa më të mbarë për vitin e ri shkollor”, shprehet ajo teksa apelon për respektimin e protokolleve:
E di që do e keni shumë të vështirë të ndiqni protokollet e sigurisë së shëndetit që kemi vendosur në shkollat tuaja, por kjo është e domosdoshme në mënyrë që të minimizojmë përhapjen e koronavirusit në shkollë, i cili është ende mes nesh, dhe në mënyrë që të qëndrojmë sa më gjatë në shkollë”.

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 4 korrik 2018



Në rast se duhet të mbyllim ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, Ministrja Shahini cilëson se “do të mbështetemi tek plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të xhiruara të gjitha leksionet që do t’i zhvilloni edhe në shkollë me mësuesit tuaj, dhe kemi edhe platformën online që do të shërbejë për mësim në kushte shtëpie.

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 12 shkurt 2018

Në fund, duke sjellë në vëmendje se në ambientet e brendshme të shkollës janë të afishuara edhe rregullat për t’u ndjekur gjatë mësimit e qëndrimit në shkollë, Ministrja Shahini uron shumë suksese e mbarësi në vitin e ri shkollor 2020-2021.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”/ Manstirliu jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes së vitit shkollor

Publikuar

-

Nga

“Sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve”/ Manstirliu jep mesazhin e rëndësishëm para nisjes së vitit shkollor

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dalë me një mesazh një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, duke kërkuar ndërgjegjësimin e të gjithëve për të respektuar masat anti-Covid.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja e cilëson ditën e nesërme një sfidë për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje.

“Bëhu super hero, mbaj maskën Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se, do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e COVID19

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 30 gusht 2020

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 28 shkurt 2019

Secili mund të japë një dorë për shkolla të sigurta.

Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili është një akesesor që nuk duhet të mungojë asnjë ditë”, shkruan ajo./CNA.al



#GatiPërShkollë 🎒📚së bashku me fëmijët për të përballuar sfidën e sigurisë shëndetësore🤗Një mesazh për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësuesit, për t'ju përgjigjur sfidës së rihapjes së shkollave #SëBASHKU!Për çdo shqetësim, koordinatori i posaçëm i mbrojtjes shëndetësore në çdo shkollë, do të sinjalizojë strukturat e shërbimit shëndetësor, që janë në gatishmëri të plotë👩🏻‍🔬🚑🏥#SUKSESE🙏

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Samstag, 12. September 2020

LEXO TE PLOTE

Sociale

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga koronavirusi historiani i njohur

Publikuar

-

Nga

Lajm i hidhur/ Humb jetën pedagogu i njohur nga koronavirusi

Historiani i njohur Llambro Filo ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

Filo ka humbur betejën me virusin e padukshëm në moshën 78-vjeçare pas dy javësh që ishte shtruar në spital.

Historiani është autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin parauniversitar, si dhe ishte pedagog në Universitetin e Tiranës

Dyshohet se ai u infektua gjatë pushimeve verore dhe që prej asaj kohe ka pasur temperaturë të lartë dhe dhimbje gjoksi.



Për humbjen e tij ka reaguar edhe profesoresha e historisë, Valentina Duka, e cila i shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 12 shkurt 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 30 gusht 2020

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës. Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mesimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE