LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjekmarkaj bën thirrje për protestë/ “Kundërvihuni censurës së lirisë”

16 Dhjetor 2019, 11:12, Politikë CNA
Gjekmarkaj bën thirrje për protestë/ “Kundërvihuni

Në Komisionin e Medias të organizuar nga Partia Demokratike lidhur me paketën ?Anti-shpifje? të propozuar nga Qeveria, ka qenë i pranishëm edhe analisti Agron Gjekmarkaj, i cili ka kërkuar që ky ligj të zhbëhët sa më shpejt, pasi e bën Shqipërinë që të jetojë në një demokraci të kufizuar.

Gjekmarkaj është shprehur se propozimi i Paketës Anti ? shpifje është problematikë e të gjithëve dhe se është vetë shoqëria shqiptare ajo që duhet të ngrihet në protestë për t?iu kundërvënë censures dhe për të kërkuar të drejtën për liri.

?Derisa te zhbëhet ky ligj ne do të jetojmë në një demokraci të kufizuar. Opozita duhet të reagojë në protesta si në çeshtjën e lirisë së votës. Këtë duhet ta bëjë shoqëria dhe jo vetëm 2-3 mijë gazetarë. Nëse shoqëria nuk përgjigjet nuk është faji i opozitës, por i shoqërisë, e cila do të durojë edhe probleme të tjera përveç censurës dhe lirisë së informimit të drejtë?, u shpreh Gjekmarkaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga