LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate të forta në Komisionin e Ekonomisë/ Arben Malaj “kap mat” Ramën

16 Dhjetor 2019, 09:33, Politikë CNA
Debate të forta në Komisionin e Ekonomisë/ Arben Malaj “kap

Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë po diskutohet çështja e vendimit të Këshillit të Ministrave me propozim të Kryeministrit që Arben Malaj, të shkarkohet nga detyra e tij si anëtar i Këshillit mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë.

Gjatë kësaj seance të drejtuar nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Malaj ka kërkuar që personi që ka propozuar shkarkimin që është vetë Kryeministri ose përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave të jetë prezent, pasi nuk ka kujt t?i drejtojë pyetje mbi procesin e tij të shkarkimit. Sipas Malajt mbledhja e komisionit të ekonomisë mbi shkarkimin e tij nuk mund të funksionojë pa praninë e Ramës apo të një përfaqësuesi të Këshillit të Ministrave. Në mungesën e tyre Malaj shprehu nuk mund të procesojë në hapat e shkarkimit të tij, ndaj fjalën ja la përfaqësuesit të tij ligjor.

? Iniciuesi i propozimit është vetë Kryeministri dhe ka një ngërç institucional. Duhet të kishte 2 firma, një nga përfaqësuesi i Ministrave dhe një nga Kryeministri. Kush është prëfaqësuesi? Merrni vendim dhe nuk sillni një prëfaqësues të Qeverisë. Unë nuk jam magaziner, funksionimi i shtetit më jep të drejtën që të kërkoj që këtu të jetë përfaqësuesi. Ashtu ndodhi edhe kur ju ishit Ministër i financave, vetë ju keni kërkuar përfaqësuesin. Unë nuk dua asnjë qindarkë nga taksa-paguesit shqiptarë, kjo do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut. Në vendim thuhet ?me propozim të Kryeministrit?. Ku është propozuesi, kujt do i bëj pyetje? Kam kërkuar të drejtat e një njeriu në një proces shkarkimi, merrni kohën e nevojshme. Avokati im do t?i sqarojë të gjitha çështjet?, tha Arben Malaj në komisionin e ekonomisë.

Arben Ahmetaj, nga ana e tij ka pranuar se asnjë përfaqësues nga Këshilli i Ministrave nuk mundi të jetë prezent në këtë seancë./CNA.al

Lajmet e fundit nga