LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dashamir Shehi shpërthen ndaj Ramës/ "Sulltan i vogël që i vjen vërdallë Shqipërisë me hoxhë me vete"

16 Dhjetor 2019, 20:40, Politikë CNA
Dashamir Shehi shpërthen ndaj Ramës/ "Sulltan i vogël

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në ?360 gradë? në RTV Ora, ku po diskutohet situata pas tërmetit, ka kritikuar ashpër ?teatrin e kryeministrit?, vajtimet dhe vizitat lagje më lagje gjatë këtyre ditëve.

Sipas Shehit, Shqipëria ka nevojë për burra shteti, dhe jo për një sulltan të vogël që bredh lart e poshtë duke vajtuar.

?Unë gjykoj se nuk jemi as në rrugën e rindërtimit. Po Shqipëria siç e tregojë koha, sic e kanë treguar vitet, ka nevoijë të ndërtojë shtetin së pari.

Siç tërmeti i hoqi shumë tulla shtëpiave, Rama me grupin e tij të vogël, po i heqin tullat shtetit shqiptar. Unë kam frikë se kjo situata e rindërtimit do zgjatet shumë.  Kjo e keqe na tregoi se dobësitë ishin të shtetit.

Ky zotëria që kemi në krye shkon shtëpi me shtëpi dhe qan e vajton. Në nuk kemi nevojë për vajtojsa por burra shteti.

Në këtë tymnajë, ky mendon se s?ka për tu kujtuar njëri për padrejtesitë që ka bërë.

Sot kalojë në komision një lligj i turpshëm që bllokon mediat.

Po  në darkë pse si vjen me qa këtyre. Në darkë mendojnë të bllokojnë mediat, si të bëjmë PPP, si të bëjmë ligj që të zëvendësojë gjykatat.

Kush është ky mo Mesia!  Ky e shpëton këtë popull! Ky i ngre çadra! Ky i shpëton familjet!  Ky është sulltanat!

Një sulltan i vogël që bredh lart e poshtë Shqipërisë  dhe merr e ndonjë hoxhë me vetë. Me këtë do i dalim përballë Europës ne.?, theksoi Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga