Connect with Us

Tenton të blejë cigare me lekë të falsifikuara/ Arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Kronika

Tenton të blejë cigare me lekë të falsifikuara/ Arrestohet në flagrancë 19-vjeçari

Publikuar

-

Një 19- vjeçar, është arrestuar në flagrancë nga policia e Lezhës, pasi ka tentuar të blejë cigare me lek të falsifikuara.

Gjatë kontrollit i janë gjetur e sekuestruar edhe 4 kartmonedha të tjera të falsifikuara, të prerjes 50 Euro

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara

LEXO EDHE:  Shëngjin/ I vjedh varësen e floririt në qafë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen bombula e gazit/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbremjen e sotme sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajke të Vaut të Dejës ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi me inicialet  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda.

LEXO EDHE:  Shëngjin/ I vjedh varësen e floririt në qafë, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar

LEXO EDHE:  Terrror në Lezhë/ Breshëri plumbash ndaj një automjeti

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Dy makina digjen një ditë para përplasjes me armë/ Policia e Shkodrës fsheh ngjarjen”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e punonjësi të policisë së shtetit, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur në Shkodër,

Sipas policit, një ditë para përplasjes me armë që ndodhi në Shkodër, dy makinave u është vënë zjarri.

Ai sqaon se dy makinat ti “Golf” janë djegur te kinemaja në mes të natës.
Punonjësi i policisë ngre dyshime se policët mund te kenë marrë lekë për të mbajtur të fshehur ngjarjen.

“Jam brenda rradhve te policis shkoder dhe imagjinojeni vet se ku ka shku puna kur ne skena fuqi dhe detyrohena me denoncu vedin te ju. Dje u gjuajten me arm ne qender Shkodres kurse jo ma larg se nji nat perpara 2 makinave ju asht vu flaka te Kinemaja. Te lutem bani kto pytje drejtusave tpolicise Shkoder. Dy makinat golf a jane djeg te kinemaja ne mes te nates.
A ka shku policija e shkodres dhe a i kane fsheh gjurmet. A jane ne pronesi te njerzve qe japin fajde nShkoder dhe kush i ka vu zjarrin?
A e mbajten tfsheht drejtuesit e policis dhe a kane marr lekt per kyt pune? Informacjoni asht 100% i sigurt se ka pas njerz qe e kane pa skenen lajv nga ballkonet e pallatave Anonim te lutem se me hekun prej punet”, shkruhet në mesazhin e dërguar tek Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të entje në Itali.

25 vjeçari i identifikuar si Endri Zaimi ka humbur jetën pasi automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

I riu shqiptar, baba i dy fëmijëve ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte shkruajnë mediat italiane.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./CNA.al

LEXO EDHE:  U vetëdogj me benzinë / Ndërron jetë 45-vjeçarja

LEXO EDHE:  Surpriza e listës së PD/Pjesë kushëriri i kryebashkiakut dhe Presidenti i "Mundjes"

LEXO TE PLOTE