Connect with Us

Temperaturat pësojnë rënie/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

Sociale

Temperaturat pësojnë rënie/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

Publikuar

-

Dita e sotme ka nisur me kthjellime, por gradualisht pas mesdite vranësirat do të vinë në dendësim. Në zonat malore, nuk përjashtohen edhe reshjet  në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 17 °C

në vendet e ulëta: 6 / 16 °C

në vendet malore: 2 / 13 °C

Sipas SHMU, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndalohet kalimi i kamionëve në Kapshticë/ Shkak prezenca e akullit në rrugë

Publikuar

-

Nga

Për dy ditë, nga data 5 janar deri në 6 janar të orës 23:59 nuk do të lejohet kalimi në doganën e Kapshticës të mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë.

Kjo për të shmangur  problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë.

Ndërkaq, në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, sqaron se do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë,

LEXO EDHE:  Vijon moti i acartë/ Ja sa do shkojnë temperaturat

LEXO EDHE:  Vijon moti i acartë/ Ja sa do shkojnë temperaturat

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.”, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gripi mbërrin në Shqipëri/ ISHP apel qytetarëve: Vaksinohuni dhe ruani higjenën

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, pasi virusi i gripit është në qëarkullim.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Bino bën me dije gjithashtu se janë izoluar rastet e para.

“Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”, shkruan Bino./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Mos dilni pa çadër nga shtëpia

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Dita e shtunë do të nisë me diell e ngrica në zonat malore. Gradualisht gjatë mesditës do të zhvillohen vranësirat.

Sipas SHMU, era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehta:

Në zonat malore -2ºC deri në 9ºC
Në zonat e ulëta 0ºC deri në 15ºC
Në zonat bregdetare 3ºC deri në 16ºC

LEXO TE PLOTE