Connect with Us

Si gënjeu Arlind Qorri për minatorët e Bulqizës

Denoncim

Si gënjeu Arlind Qorri për minatorët e Bulqizës

Publikuar

-

Para disa ditësh Organizata Politike e Arlind Qorrit organizoi dhe mbështeti një protestë fallso minatorësh, të cilët i mashtroi, gënjeu dhe i përdori për interestat e veta personale dhe politike.

Themi fallso, pasi kjo është një sindikatë e krijuar nga vet Arlind Qorri, nderkohë punëtorët e minierës  kanë sindikaten e tyre, e cila ka të firmosur kontraten kolektive me kompaninë Albchrome.

Idiotësia e Arlind Qorrit në qëndrimet publike është që sindikata që ai krijoj vet është e mirë, ndërsa sindikata e puntorëve që ka kontratën kolektive është e keqe, sikur Arlind Qorri të ishte arbitër sindikatash.

Për shkak të shkeljeve të kontratës individuale, kontratës kolektive, kodit të punës, rregullores së brendshme të kompanisë, me të drejtë duke respektuar ligjet në fuqi, në minierën e Bulqizës kompania ka larguar nga puna 3 punonjës.

Idiotësia e Arlind Qorrit shkon duke interpretuar që 3 punonjësit e larguar,  janë shkarkuar nga që nuk shkonin në punë gjoja si përfaqësuesit e sindikatës së re.

Po sikur grupime punëtoresh të krijojnë dhjetra sindikata të ndryshme në minierë dhe mos të paraqiten në punë, a do i perkrahë Arlind Qorri këto?!

Kjo tregon se mbeshtetja që i dha Arlind Qorri sindikatës që krijoj vet, nuk kishte fare lidhje me interesat e punëtorëve apo me qëndrime parimore, por ishte për benifite personale, politke dhe jo të ligjshme.

Në këtë mënyrë ai mori në qafë dhe perdori minatorët për interesat e veta.

Por pandershmëria dhe poshtërsia e Arlind Qorrit qëndron diku tjetër dhe kjo është edhe më e tmerrshme….

Albchrome është vetëm një ndër 36 kompanitë e kromit  që operojnë në zonën e Bulqizës dhe pavarësisht miqve dhe armiqve që miniera e Albchrome  ka, ajo është miniera ku:

Në 7 vitet e fundit janë investuar mbi 40 mlion USD në projekte historike si: pusi 9-të, Traverbanku i Klosit, Makineria Ngritese e pusit 3 etj.  Mbi 20 milion USD të tjerë janë në fazë investimi.

LEXO EDHE:  Qorri dhe Organizata Politike, këta të pa udhë që po na turpërojnë Shqipërinë

Janë marrë në punë mbi 260 punotorë te rinj. I ka ardhur në ndihmë dhe ka suportuar komunitetin e Bulqizës në arsim, shëndetësi dhe shumë aspekte të tjera sociale.

Ka ngritur standardet, kushtet e punës, sigurinë në punë, të krahasueshme me çdo standard europian minierash. Vlen të rikthesohet: të krahasueshëm me çdo standard europian minierash, e bazuar kjo në auditimet dhe konfirmimet e auditorëve, ekspertëve amerikanë, europianë dhe australianë.

Është e vetmja kompani minerash që iu paguan punëtorëve të vet: pagën e 13-të, sigurim jete, pagat më të larta në industrinë minerare, ndihmë ekonomike për lindje, sëmundje, aksidente, vdekje, martesa, pushime, festa fetare, etj…

Për djeni të Arlind Qorrit dhe gjithë të tjerëve që nuk kanë djeni, ndryshimet që Albchrome ka bere në 7 vite, janë ndryshime që minierat dhe standardet shqiptare të minierave nuk i kanë parë kurrë më parë në historikun e vet.

Pse ky komunist, në këtë rast maskara dhe i poshtër, nuk shkon të ndikojë ata minatorë dhe minera që nuk kanë asnjë lloj kushti pune, asnjë lloj standardi, asnjë lloj sigurie, që shfrytëzohen mizorisht dhe barbarisht, por shkon në këtë minierë!?

Politika e Tiranës dhe lokale, përjashtuar ndonjë element të LSI në zonë, nuk u përzien në inisiativen Arlind Qorrit.

Politikanët lokalë e dinë shumë mire ç’farë është investuar në minierën e Albchrome dhe se ç’farë diference të madhe ka midis minierës së Albchrome dhe minierave të subjekteve të tjera që operojnë në zonën e Buliqizës.

Si përfundim, dhe ato pak minatorë që u mashtruan nga Arlind Qorri rinisën punën. Punëtorët që krijuan  sindikatën me Arlind Qorrin, u bënë viktima të qëllimeve personale të tij dhe nuk mund të hyjnë më në minerë. Dhe Arlind Qorri dështoi të ngrejë një kauzë që nuk ekziston./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. someone

    16 Dhjetor, 2019 at 9:47 am

    Qelbesira jeni dhe ju!!! Jeni gati te shisni njerezit per te marre nje kocke nga Mane & Co.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Drejtori i AKEP, tender 23 mln lekë për riparimin e 8 makinave/ Denoncimi: Problemi nuk janë vaji dhe filtrat

Publikuar

-

Nga

Drejtori i AKEP, tender 23 mln lekë për riparimin e 8 makinave/ Denoncimi: Problemi nuk janë vaji dhe filtrat

Një prokurim i hapur në 29 qershor në AKEP, i verifikueshëm në Agjencinë e Prokurimeve Publike është sjellë në vëmendje në rrjetet sociale nga Sali Berisha. Ish-kryeministri përcjell mesazhin e një qytetari, i cili përmes denoncimit përpiqet të shpjegojë pse tenderi lë shije abuzivizmi. Qytetari shtron pyetje të llojit; pse riparim për 8 mjete njëherazi? Pse kaq shumë lekë për llogarinë e riparimit (2.3 mln lekë)? Pse duhet rregulluar një mjet, i cili praktikisht i ka të gjitha pjesët për t’u ndërruar etj. Por le të shohim më poshtë denoncimin:

“Një tender me të vërtetë i çuditshëm është ky që ka organizuar Tomi Frashëri për institucionin që drejton, AKEP, i njohur gjatë si Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ish ERT). Ky tender që mban numër reference REF-63016-06-26-2020 është hapur më datë 29-06-2020 Ora : 09:00 dhe ka si datë mbyllje 13-07-2020 Ora : 10:00.

Ajo që të bën habi është se këtij institucioni i janë prishur 8 automjete në të njëjtën kohë. Për riparimin e tyre, Tomit të AKEP-it i nevojiten jo pak por plot 23 milionë lekë të vjetra me TVSH. Tenderin nuk ke ku ta kapësh më parë për nga çuditë.

Së pari vëren se të 8 automjetet janë bërë për të ndërruar vaj e filtra në të njëjtën kohë të gjitha së bashku, çka praktikisht është e pamundur për shkak të viteve të ndryshme të prodhimit dhe faktit se secili automjet bën kilometra të ndryshëm në sasi.

LEXO EDHE:  Qorri dhe Organizata Politike, këta të pa udhë që po na turpërojnë Shqipërinë

LEXO EDHE:  “Mos u bëj si Monika Kryemadhi, komunist”/ Plas debati mes panelistëve

Denoncimi i publikuar në profilin FB të Sali Berishës

Së dyti, vëren se për habi automjetet kanë nevojë për pjesë të tilla këmbimi saqë të bën të mendosh se u kanë ndodhur të gjitha defektet në të njëjtën kohë. Përshembull për automjetin me targë TR 3103 L dhe Nr. shasie JMB0NK9405J001310, rezulton se i duhen ndërruar veç filtrave e vajit, edhe freksioni, rripi i fazës, sistemi i drejtimit, leva e marshit, parakolpi, dinamo, motorrino, ferrota, llamba e madje edhe fshirëset e xhamit. Pra praktikisht makinës po i ndërrohen thuajse të gjitha pjesët, çka është praktikisht e pamundur që të ndodhin të gjitha në të njëtën kohë.

Por prisni, prisni, se ka edhe më. Automjeti tjetër me me targë AA029JX dhe Nr. shasie WVGZZZZ7PZED054881 rezulton se gjithashtu ka nevojë të ndërrojë ferrotat, tamburët, pompën e ujit, rripin e fazës, pulexho, gomat e madje edhe batërinë. E njëjta histori vijon dhe me automjetin me targë TR3107L dhe Nr. shasie WV2ZZZ2KZ6X026231, ku duket se edhe këtij nuk paska ngelur defekt pa i ndodhur, pasi i nevojiten këmbë motorri, këmbë kambio, rrip motorri, pompë uji, kokë zbare, kokë paraleli, suporte, injektorët, llamba, amortizator, e madje edhe bori e re.

Siç qartësisht kuptohet, kjo është një skemë e pastër për të “kullufitur” dhe shpërdoruar paratë publike”, shkruhet në statusin e qytetarit dixhital. /CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Foto-Plazhi zaptohet dhe rrethohet me beton/ Resorti bllokon lëvizjen e pushuesve në Golem

Publikuar

-

Nga

Foto-Plazhi zaptohet dhe rrethohet me beton/ Resorti bllokon lëvizjen e pushuesve në Golem

CNA.al  ka raportuar ditë pas dite problematika të ndryshme që fillojnë në Gjirin e Lalzit, Durrës, Lezhë, Vlorë por edhe në perlën e jugut në Drymades inn.

Së fundmi në redaksinë e CNA.al ka ardhur një denoncim me foto ku tregohet se si “Prestige Resort” në Golem, po zapton hapësirat publike.

Kompleksi ka filluar të ndërohet pak vite më parë,  madje dhe është inauguruar, por tashmë jashtë çdo rregulli ka bllokuar shëtitoren a thua e kanë të tyren personale.

Bizneset kanë filluar ta ndajnë detin me parcela, dhe nuk pyesin as për shtet, as për gjoba as për polici.

Zaptimi i plazheve në vend është ndoshta një nga fenomenet më të zakonshme dhe i “licencuar” madje nga qeveria, edhe pse fushatat anti-informalitet me zotimin për çlirimin janë thuajse të përvitshme.

LEXO EDHE:  Parrullat antiamerikane të Qorrit/ Alarmon Çollaku: Po kthehen fantazmat e së shkuarës

LEXO EDHE:  “Mos u bëj si Monika Kryemadhi, komunist”/ Plas debati mes panelistëve

Por rasti në fjalë, nuk duket të jetë si një zënie hapësire publike, e cila pas një denocimi qytetar mund të lirohet, pasi për të kaluar vijën e plazhit në këtë vend nga njëri-krah në tjetrin, në dy raste (jo të mira) ose duhet të paguash, ose duhet të përshkuash një distancë afro 1 km në rrethimin e resortit./CNA.al

Foto-video/ Tjetër masakër në bregun e Drimadhës

Video-Masakra në zonat turistike në Shqipëri vazhdon

Biznesmeni Lul Morina, ndërtim pa leje në Dhërmi/ Shteti mbyll sytë para “bosit”

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dosjet Camaj-Koliqi/ Tufa: Autoriteti i Dosjeve shkeli ligjin kur i dha dokumentet Auron Tares

Publikuar

-

Nga

Dosjet Camaj-Koliqi/ Tufa: Autoriteti i Dosjeve shkeli ligjin kur i dha dokumentet Auron Tares

Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, ende aktiv me debatet që nxisin dosjet e sigurimit, ka sulmuar direkt apo indirekt Autoritetin e Dosjeve. Kjo, për faktin se ka favorizuar Auron Taren me kohën, në kërkesën që ky i fundit ka bërë  për dosjet e Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, i cili më pas nxiti edhe furtunën në gotë lidhur me veprimtarinë e këtyre dy intelektualëve.

Përmes dokumentit, Tufa “denoncon” se Autoriteti i drejtuar nga Gentiana Sula ka dhënë informacion më shpejt se në rastin e çdo dosjeje tjetër.

“Zakonisht Autoriteti (AIDSSH) u kthen përgjigje kërkesave të studiuesve, maksimumi, pas një
viti. Shiheni si vepron me Taren: më 26 maj 2020 ai bën kërkesë dhe më 2 qershor 2020 merr 2 dosje.
Do të ishte interesante të dihej, psh, nëse kërkesat e të tjerëve të datës 26 maj, janë ndjekur me
të njëjtën përparësi dhe kthyer përgjigje më 2 qershor, apo ky është një rast i përzgjedhur me
dashuri?
Sepse duhet thënë, që kërkesave që bënte ISKK, Autoriteti ose u përgjigjej pas 6 muaj – një viti,
ose nuk u përgjigjej fare, për çka kemi pasur një sërë ankimesh në AIDSSH dhe në Raportet e
veprimtarisë Vjetore në Parlament. Auron Tare nuk plotëson një kusht të rëndësishëm, nuk është studiues, por enverist. Nuk ka asnjë punim shkencor apo libër. Është një bashkëpunëtor i shoqatës së Rustem Peçit dhe kaq. Kësisoj në këtë pikë Autoriteti ka shkelur ligjin”, shkruan Tufa në rrjetet sociale. /CNA.al

LEXO EDHE:  Për Qorrat, pseudoaktivistët dhe studentët pa kauzë

LEXO EDHE:  Qorri dështoi përfundimisht me minierat, minatorët folën vetë

Përgjigja e Autoritetit të Dosjeve për studiuesin Auron Tare

LEXO TE PLOTE