LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse të moshuarit, duhet të konsumojnë më shumë ujë se të tjerët

15 Dhjetor 2019, 12:48, Blog CNA
Pse të moshuarit, duhet të konsumojnë më shumë ujë

Dehidratimi shoqërohet me një rrezik më të lartë në pasjen e problemeve shëndetësore tek njerëzit e moshuar, nga infeksionet, humbja e vetëdijes, apo shtrimi në spital.Por ndërsa njerëzit plaken, oreksi për ushqim dhe pije mund të zvogëlohet.Prandaj të moshuarit duhet të pinë rregullisht ujë, edhe kur nuk ndihen të etur.

Gratë e moshuara, që nuk kanë nevojë të kufizojnë konsumimin e lëngjeve për arsye mjekësore, si problemet me zemrën ose veshkat, këshillohet të pinë 8 gota ujë në ditë.Për burrat më të moshuar, kjo normë është 10 gota.Mënyra më e lehtë për të pirë më shumë lëngje, është ndryshimi i zakoneve ekzistuese.

Për shembull, pirja e më shumë lëngjeve si pjesë e rutinës të përditshme, si gjatë kohës kur pini ilaçet, ose gjatë vakteve ushqimore.Dhe është e rëndësishme të pini ato lëngje, që ju kënaqin më shumë.Miti i zakonshëm është se duhet të pini ujë, por aty llogariten edhe çaji, kafeja dhe lëngjet e tjera.

Dhe në disa raste edhe birra mund të jetë hidratuese, kur konsumohet brenda udhëzimeve të rekomanduara. Etja shihet si një tregues i besueshëm se kur duhet të pini, por perceptimi i etjes mund të dobësohet me kalimin e moshës.Mbështetja e tepruar vetëm tek ndjesia e etjes, mund të rrisë rrezikun e dehidratimit.

Prandaj është e rëndësishme të konsumoni vazhdimisht lëngje, edhe kur ju duket se nuk keni etje.Një mit tjetër është se shmangia e pirjes së lëngjeve, mund t?ju ndihmojë me problemin e inkontinencës urinare.Gjithsesi, kufizimi i konsumit të lëngjeve e përkeqëson më tej këtë problem, pasi e zvogëlon kapacitetin e fshikëzës.

Disa njerëz, pyesin se çfarë përfitimesh vijnë nga hidratimi.Shumë njerëz nuk e besojnë se pirja e shumë pak lëngjeve, mund të ndikojë në mirëqenien e tyre, apo të ketë pasoja të rënda shëndetësore.Por, njerëzit e moshuar, janë më të prekshëm ndaj efekteve të pirjes së shumë pak lëngjeve, për shkak të ndryshimeve fiziologjike të lidhura me moshën apo efekteve anësore të ilaçeve, ose të dyjave bashkë.

Për shembull, deri në vitin 2046, përqindja e njerëzve të moshës mbi 65 vjeç në Britaninë e Madhe, parashikohet të rritet nga 18 në thuajse 25 për qind. Ndërsa kriza e klimës përkeqësohet, dhe valët e të nxehtit të madh po bëhen më të zakonshme, numri i vdekjeve të lidhura me dehidratimin, është i pritur të rritet .

Deri më sot, janë kryer pak studime mbi pikëpamjet që kanë mbi hidratimin të moshuarit që nuk jetojnë në shtëpitë e posaçme të kujdesit.Për ta korrigjuar këtë, kohët e fundit është kryer një studim i veçantë.U intervistuan 24 persona të moshës mbi 75 vjeç, që jetojnë në shtëpinë e tyre në Londër, Angli.

U zbulua se perceptimi mbi rëndësinë e hidratimit ishte i larmishëm.Ndërsa të intervistuarit ishin disi të vetëdijshëm për këshillat e mjekëve mbi rëndësinë e hidratimit, kishte shumë koncepte të gabuara, mbi sasinë dhe llojin e lëngjeve që duhen konsumuar.

Një nga frikërat më të mëdha, ishte ajo e incontinences urinare, apo vështirësia për të dalë në banjë.Në raste të tilla, është e rëndësishme të pini shumë lëngje, që të mos e përkeqësoni problemin.Pirja e çajit dhe kafes pa kafeinë mund t?ju ndihmojë, pasi mund të zvogëlojë konsumimin e alkoolit./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga