Connect with Us

Plagosi rëndë një person në Babrru/ Arrestohet pas një viti autori

Kronika

Plagosi rëndë një person në Babrru/ Arrestohet pas një viti autori

Publikuar

-

Një person ka rënë në prangat e policisë në Kamëz, pasi ishte shpallur në kërkim për plagosjen e një personi rreth një vit më parë.

Blutë raportojnë se kanë arrestuar të riun me iniciale R. M., banues në Babrru. 24 vjeçari më datë 17 tëtor të 2018-ës goditi me mjete të forta një person duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup

“Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2018.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, Kamëz, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: R. M., 24 vjeç, banues në Babrru Tiranë;

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

LEXO EDHE:  Gjendet një gomone e përmbysur në Vlorë/ Shoqërohen dy të dyshuar

Ky shtetas më datë 17.09.2018, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shpërthen bombula e gazit/ Plagoset rëndë një person

Publikuar

-

Nga

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbremjen e sotme sipasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajke të Vaut të Dejës ku nga pakujdesia ka marrë zjarr bombola e gazit në banesë.

Në përpjekje për të shuar zjarrin shtetasi me inicialet  F. L. 62 vjeç,  ka pësuar djegie të rënda.

LEXO EDHE:  Gjendet një gomone e përmbysur në Vlorë/ Shoqërohen dy të dyshuar

LEXO EDHE:  Arrestohet i shpalluri në kërkim për vjedhje

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Dy makina digjen një ditë para përplasjes me armë/ Policia e Shkodrës fsheh ngjarjen”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e punonjësi të policisë së shtetit, i cili denoncon një ngjarje të ndodhur në Shkodër,

Sipas policit, një ditë para përplasjes me armë që ndodhi në Shkodër, dy makinave u është vënë zjarri.

Ai sqaon se dy makinat ti “Golf” janë djegur te kinemaja në mes të natës.
Punonjësi i policisë ngre dyshime se policët mund te kenë marrë lekë për të mbajtur të fshehur ngjarjen.

“Jam brenda rradhve te policis shkoder dhe imagjinojeni vet se ku ka shku puna kur ne skena fuqi dhe detyrohena me denoncu vedin te ju. Dje u gjuajten me arm ne qender Shkodres kurse jo ma larg se nji nat perpara 2 makinave ju asht vu flaka te Kinemaja. Te lutem bani kto pytje drejtusave tpolicise Shkoder. Dy makinat golf a jane djeg te kinemaja ne mes te nates.
A ka shku policija e shkodres dhe a i kane fsheh gjurmet. A jane ne pronesi te njerzve qe japin fajde nShkoder dhe kush i ka vu zjarrin?
A e mbajten tfsheht drejtuesit e policis dhe a kane marr lekt per kyt pune? Informacjoni asht 100% i sigurt se ka pas njerz qe e kane pa skenen lajv nga ballkonet e pallatave Anonim te lutem se me hekun prej punet”, shkruhet në mesazhin e dërguar tek Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të entje në Itali.

25 vjeçari i identifikuar si Endri Zaimi ka humbur jetën pasi automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

I riu shqiptar, baba i dy fëmijëve ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte shkruajnë mediat italiane.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./CNA.al

LEXO EDHE:  Eja në spital se t’i q* ropt!/ Flet nga arratia burri që dhunoi mjekun në Shkodër

LEXO EDHE:  Armë zjarri, drogë dhe trafik klandestinësh/ Policia e Tiranës bën “namin”me arrestime për 12 orë

LEXO TE PLOTE