LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa anti-shpifje/ Basha tregon pse i duhet Ramës Ligji i ri për median

15 Dhjetor 2019, 17:34, Politikë CNA
Paketa anti-shpifje/ Basha tregon pse i duhet Ramës Ligji i ri për

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka quajtur paketën anti-shpifje, paketa anti-fjalës së lirë.

Sipas Bashës, me këtë paketë ligjore kryeministri Rama kërkon të mbulojë dështimet e tij.

?Kjo qeveri dhe ky kryeministër këtë të mërkurë do të paraqesë në Parlament dy projekt ligje që janë asgjë më pak se shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme, asgjë nuk po ndodh në mënyrë të befasishme. Për vite me radhë Shqipëria ka rënë poshtë e më poshtë në indeksin e lirisë së medias. Kjo qeveri do të fshehë dhe maskojë dështimet dhe abuzimet e saj përmes pengimit të lirisë së fjalës dhe censurës së medias. Ja pse i duhet paketë e ashtuquajtur anti-shpifje, por në fakt është anti fjalë e lirë. I duhet për të penguar daljen ne shesh të aferave korruptive, të korrupsionit dhe hajdutërisë qeveritare që po shtohet dita ditës në Shqipëri edhe në këto ditë të emergjencës civile?, u shpreh Basha në në forumin e Akademisë Politike të FRPD./CNA.al

Lajmet e fundit nga