Connect with Us

Nga Xhovani Shyti/ Një projektligj për mashtruesit elektoral

Opinione

Nga Xhovani Shyti/ Një projektligj për mashtruesit elektoral

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngul për miratimin e paketës  antishpifje që, në emër të rrezikut që vjen prej  “fake news” ( lajmit të rremë), synon të godase mediat, kryesisht online, që janë opozitë e pakorrigjueshme me qeverinë e kryesuar prej tij.

Kështu, pak më parë në njerën nga mbledhjet e kabinetit që kryeson, Edi Rama kompletoi draftligjin që sakaq është depozituar në Parlament për tu votuar në një seancë të pritëshme.

Megjithse ky projekt-ligj ka gjetur kundërshtim konsistent jo vetëm nga shoqatat e gazetarëve vendas por edhe homologë ndërkombëtar, e një serë institucionesh të rendësishme në Europë dhe SHBA gjasat janë që Edi Rama të mos tërhiqet nga e tija. Çka presupozon se vitit 2020 ti shtohet një ligj i ri që si objekt ka “qepjen e gojës”, sikurse e etiketonte raportimin e lajmit special TG “Rai 3”.

Në projekt-ligjin për mediat që shpërndajnë lajme të rreme, qeveria ka parashikuar masa drastike, duke dubluar kështu dhe Kodin Civil edhe atë penal që si shpifjen ashtu dhe mashtrimin e kanë parashtresë ndëshkimi të vetën.

Por ka dubluar dhe institucionet kompetente të Drejtësisë së re apolitike, të cilave u ka venë përballë AKEP-in dhe AMA-n që janë pjesë organike e strukturës së qeverisë dhe është e sigurt që ndikohen nga urdhërdhënia e Kryeministrit.

Nuk dim çfarë argumenta të nëndheshme përdor  Rama, që, në fakt, është dhe njeriu i cili ka këmbëngulur dhe këmbëngul për miratimin e kësaj pakete me përmbajtje dy ligje, edhe pse BE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare vlerësojnë se godet lirinë e medias, por kreu u qeverisë bën mirë të hartojë e propozojë edhe një ligj që të ndëshkojë mashtrimin e “burrave të shtetit”. Të atyre që pa iu dridhur fare qerpiku premtojnë “lugën e floririt”, kur kanë nevojë për votat dhe kur u’a zhvasin këto elektoratit, i harojnë premtimet.

Që jo vetëm nuk i realizojnë por, përkundër “lugës së floririt” që premtojnë, i zhysin popujt në varfëri e mizerje, duke i’a thyer dhe lugën e drurit me të cilin pameritueshëm ata janë katandisur të shtyjnë jetën e përditëshme.

Sepse të tillët, pra mender burrat e shtetit, nuk kanë mbajtur dhe vijojnë të mos mbajnë asnjë përgjegjësi ligjore për gjithësa prodhojnë e që nuk është veçse mashtrim elektoral. I rrjedhur pastërtisht nga lumi i gënjeshtrave të lëshuara për të marrë me çdo çmim kreun e pushtetit.

Vijnë, grabisin, konvertohen në miliarderë, bëjnë çorap një shtet të tërë, zhysin në skamje e depression një shoqëri të tërë dhe largohen pa u lagur….

Madje ironikisht duke gëzuar paratë e pasuritë e përfituara pameritueshëm dhe pa vuajtur asnjë pasojë për mashtrimin gjithëpopullor që u kanë bërë votuesve me “fake premtimet” e tyre elektorale, që zhytin në mjerim dhe depresion miliona votues të zhgenjyer.

Kjo rezulton të jetë kurba e deritanishme e “tavës” që i kanë ofrua popullit votues të parët e forcave politike të konvertuar në të parë qeverish.

Nën këtë optikë, duke lenë mënjanë të ikurit le të ndalemi tek Edi Rama, kryeministri në detyrë që i kapur fort pas kangjellave të zyrës së tij nuk denjon të shkulet edhe pse qeveria që udhëheq në vitin e 6 ka marrë rrokullimën dhe prodhon veç varfëri massive, pasurim minorance e depression masiv.

LEXO EDHE:  Absurdi/ Në zgjedhjet e reja me Kodin e vjetër

Për ta ilustruar po sjellim disa nga premtimet që kryetari i opozitës  Edi Rama bëri në 2013, kur ende nuk e kishte shijuar pushtetin e kryeqeveritarit “rilindas” dhe ishte veç kryetar i PS-së, si dhe premtimet e 4 viteve më pas kur sërish u kërkoi shqiptarëve ta votëbesonin.

Janë premtime, kryesisht me karakter ekonomik, por që edhe sot e kësaj dite, megjithse jemi në mandatin e dytë qeverisës ende nuk janë mbajtur.

Në 2013 Rama bridhte sa në njerin cep të Shqipërisë në tjetrin dhe premtonte:

“Do të heqim taksën 20% për bukën, do ta heqim taksën për qumështin, do ta heqim taksën 20% për vezën, për miellin, për vajin, për sheqerin, dhe orizin”. Mirëpo edhe sot e kësaj dite, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe TVSH-ja e ushqimeve është 20%.

Një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës është anulimi i koncesioneve që prekin direkt interesin e qytetarëve.

“Do ti ç’bëjmë ato konçesione që kanë cenuar të drejtat në mënyrë korruptive! ”, bërtiste ish opozitari Edi Rama të cilit votuesit i besuan kryeministrinë, duke mbetur të zhgënjyer pasi edhe sot e kësaj dite qeveria e kryesuar prej tij nuk ka anuluar asnjë nga koncesionet si “Markimi i Karburantëve”, “Rapiscan”, “HEC-et mbi Valbonë dhe Vjosë”, “Vendburimet e naftës”, etj., që dëmtojnë direkt interesin e qytetarëve. Madje përveç kësaj ka shtuar dhe të tjera në formën e rafinuar të PPP-ve, që u zhvasin miliona votuesve të gjorë.

”Betohemi që për të gjithë familjarët, taksën e energjisë do ta ulim në 6%” ka qenë një tjetër premtim I bujshëm i Edi Ramës opozitar, por edhe sot taksa e energjisë për familjarët është 20%…

Ka edhe të tjera premtime të pambajtura, si hapja e 300 mijë vëndeve të reja të punës, por le ta lemë me kaq dhe të vijojmë më tej me arsyetimin.

Pra, kryeministri Edi Rama ka mashtruar me premtimet elektorale, vijon të luaj propaganduesin edhe në përditshmërinë e tij dhe askush (grup apo individ) nuk mund ta padisë për mashtrim. Dhe e dini pse? Sepse nuk ekziston një ligj i tillë. Nuk ekziston as ndëshkimi civil apo penale për zyrtarët që për interesat e veta, apo të qarqeve politike të cilave u shërbejnë, heqin me firmat e vulat e tyre nga puna njerëzit, dhe kur këta ja dalin të fitojnë gjyqet dëmshpërblehen jo nga xhepat e këtyre zyrtarëve por nga buxheti i shtetit, të cilin e mbushim ne me taksat që paguajmë. Pra, ata mashtrojnë, ata mbushin xhepat dhe gëzojnë paratë e pamerituara, kurse ne paguajmë kusuret e tyre.

Tani thoni: Kush janë më të rrezikshëm, mediat, që sado të mos thonë të vërtetën 100 % kurrë nuk i prishin punë publikut të gjerë taksapagues, apo kryeministrat dhe levat e kabineteve të tyre që nga premtimet e pambajtura, pra nga “fake premtimet”-et politike (alias: mashtrimet), na zhysin të gjithëve në gropën e skamjes e humbëtirën shkatërruese të depresionit dhe sërish mbeten të pandëshkuar? Për mungesë të një ligji, sigurisht! /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Pse Elton Haxhi nuk është dora që urdhëroi rinovimin e liçensës së Duty Free!

Publikuar

-

Nga

Elton Haxhi zv.ministri që firmosi liçensën e re të Duty-Free dha sot dorëheqjen.

Nëse të gjithë thonë që liçensa është dhënë në shkelje të ligjit, atëherë logjika e thjeshtë e do që të arrijmë në konkluzionin që Elton Haxhi ka firmosur për korrupsion. Dilemat nuk i heq dorëheqja nga karrigja e pavlerë e zv.ministrit.

Ambasadorja e re sot e ndërroi parrullën dhe nga “duhet të vazhdojmë Reformën në Drejtësi” e zëvendësoi sot me “SPAK duhet të jetë i suksesshëm patjetër”.

Do bëhet Elton Haxhi subjekt i SPAK?

Pse Rama nuk i bën kallëzim penal Elton Haxhit në SPAK? A ka mundësi një copë zv.ministri “rrakeik” si Elton Haxhi që të ketë bërë gjithçka, pa dijeninë dhe OK e Ramës, apo të mëkëmbësit të Ramës, Engjëll Agaçit?!

Çështja e liçensës së Duty Free, sido që të shkojë çështja në gjykatë, nuk kalon më pa kosto për buxhetin e shtetit, përveç kostos në raport me partnerët gjermanë dhe amerikanë.

LEXO EDHE:  Nga Xhovani SHYTI/ Paditë për shpifje, si epidemia e kioskave

LEXO EDHE:  Nga Xhovani SHYTI/ Paditë për shpifje, si epidemia e kioskave

Pse Rama po lan duart nga ajo histori duke “dorëhequr” Elton Haxhin?

Ose Elton Haxhi është përgjegjës penalisht për firmën që ka vënë, ose nuk ka përgjegjësi fare. Ajo firmë është ose në përputhje me ligjin dhe Rama që gjykon çdo vendim gjykate, mund të gjykojë edhe firmën e “një cope zv.mimistri” të vetin, ose në kundërshtim me ligjin dhe Rama duhet të bëjë shembull “pizëvengun” që i prishi imazhin qelibar të qeverisjes.

Vështirë se mund të besojmë se “kokrra e zevendës ministrit”, vuri në lëvizje gjithë piramidën e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të doganave që paketuan për 24 orë rinovimin e liçensës së Duty Free./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Tirana, midis ndryshimit dhe braktisjes

Publikuar

-

Nga

* 100 vite ne periudhen qe jetojme, eshte kohe e mjaftueshme per ndertimin e nje kryeqendre te zhvilluar qe i paraprin zhvillimit te te gjithe vendit. Kryeqytetet e kane shume me te lehte te ecin me hapin e kohes dhe te jene te krahasueshme me simotrat e zhvillura te kontinentit edhe kur jane qendra te shteteve shume me te prapambetura. Per fat te keq kete nuk mund ta themi per Tiranen ne njeqindvjetorin e shpalljes se saj Kryeqytet i Shqiperise.

Elementi i pare i vleresimit te zhvillimit te nje qyteti sigurisht qe mbetet aspekti i tij urban, shkaterrimi i te cilit pothuaj e ben te pakthyeshem jete e mot ringritjen e qytetit. Ndryshe nga problematikat e tjera te cilat jane te rikuperueshme, shkaterrimi urban per nje qytet eshte si nje semundje e pasherueshme qe do ta mundoje gjithmone e me shume pacientin.

Periudha diktatoriale, edhe pse i imponoi Kryeqytetit nacional-komunizmin dhe ndertimet joestetike te objekteve qe e shemtuan ate, te pakten nuk demtoi urbanistiken e tij. Ne vitet 90 sistemi monist trashegoi nje qytet te zymte e te varfer, mbi te cilin me pak perpjekje mund te ndertohej lehte nje qytet Europian. Nese levizjet migratore demtuan rende periferine e Tiranes me ndertime pa leje dhe kaotike por gjithsesi te ulta, ato qe i dhane goditjen fatale zhvillimit urban te qytetit ishin te ashtuquajturat “ndertimet shumekatshe me leje pjesore” ne qender te tij.

Ne te dyja rastet Tirana u shfrytezua politikisht per arsye elektorale. Ne kryeqytet jo vetem u lejua ndertimi i qindra objekteve paleje, por u be edhe legalizimi i tyre pa ju nenshtruar me pare asnje studimi urban. Ne me pak se 20 vite, tre nga politikanet kryesore te vendit ne rolin e kryebashkiakut, dhane pa kriter leje ndertimi abuzive. Keto leje prodhonin begati per karrieren e tyre politike por shkaterrim per qytetin. Fale ketyre politikave rrenuese te nderrmara vetem per qellime elektorale, sot Tirana e ka pothuaj te pamunder ndertimin e nje rrjeti tramvai edhe ne qendren e saj. Kemi nje qytet jo vetem pa hapsira publike, por qe ngjason me nje vendgrumbullim betoni te shperndare ne menyre te rastesishme. Dhe gjithashtu nje Kryeqytet qe ne 100 vjetorin e tij si ka mbetur pothuaj me asnje vlere identitare prej periudhes se themelimit.

Dhe si per te na bindur perfundimisht se ajo eshte shkaktarja qe ne kete pervjetor Tirana nuk ka pothuaj asgje nga shkelqimi i merituar, politika na ka dhene edhe nje prove te fundit uleritese. Fal politikes se mbrapshte te viteve te fundit, Tirana sot nuk mund te konsiderohet me qytet as ne kuptimin formalo-thelbesor, sepse i mungon “demosi”, pra demokracia si forme organizimi. Nese qytetet linden dhe u zhvilluan si nevoje e drejtimit te perbashket nga qytetaret e tyre, Tirana sot drejtohet nga nje njeri i vetem, me organe totalisht njepartiake dhe jo pluraliste. Kush mund ta mendonte se kryeqyteti i nje vendi Europian, me i aferti gjeogradikisht me Athinen ku dhe lindi demokracia, do te riperseriste veten pas 30 vitesh nga permbysja e komunizmit dhe cdo vendim te qytetit do ja linte ne dore nje njeriu te vetem.

LEXO EDHE:  Nga Xhovani SHYTI/ Paditë për shpifje, si epidemia e kioskave

LEXO EDHE:  Presidenti nga populli, një biznes-politik më pak

Dhe nese dikush mund te kundershtoje kete konstatim duke thene se te pakten Tiranes sot i mungon shtatorja e njeshit ne qender te qytetit, gabohet. Eshte edhe me keq se kaq. Sot ne 100 vjetorin e shpalljes Kryeqytet nga Kongresi i Lushnjes, ngjarja me perparimtare e Shqiperise qe nga Pavarsia,Tirana e ka me veshtire se me pare te jete shprehje e nevojes se shoqerise per ndryshim. Tre Kryebashkiaket e fundit te Tiranes kane nje rol deciziv ne kete proces ku nje grup individesh qe nuk e kalojne dyzinen, kane themeluar nga Tirana nje sistem pothuaj oligarkik. Ata perfitojne nga cdo gje qe ndodh ne qytet, asgje sbehet pa lejen e tyre dhe ceshte me e keqja, ata behen gjithmone bashke perballe ndryshimit. Dhe per dreq, ky sistem i mbrapshte nuk ka as shtatore te ngritur qe te mund te permbysej me nje te rene. Ndaj qytetaret midis dilemes per tju nenshtruar apo ndryshuar, gjithmone e me shpesh po zgjedhin ta lene Qytetin.

Nga Fabian Topollaj

Keshilltar i Keshillit te Bashkise Tirane
Perfaqesues i Partise “Bindja Demokratike”

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Armir Shkurti/ Z.Basha! Ti je drita!

Publikuar

-

Nga

Nga vitet ’70 të shekullit të fundit të mijëvjeçarit të dytë një fqinji ynë gjuante zhaba. Nuk qe as e lejuar e as e honepsur kjo punë pasi zhaba e sidomos ngrënia e kofshëve të tyre ngjallte krupë. Ama mënyra se si i zinte ky burri qe tejet tërheqëse: me dritë!

Ai priste që nata të qe e errët e pa Hënë për të rendur buzë Erzenit. Aty lëshonte një dritë të fortë prozhektori mbi ujë dhe zhabat magjepseshin. Se ç’bënte ai me to ( domethënë nëse lozte, eksperimentonte apo ngutej ti mblidhte një minutë e më parë) nuk e di! Ama të nesërmen ne na binin jargët nga nepsi. Aroma e kofshëve të njoma, ngjyer në miell e vezë e skuqur në vaj mbyste çdo tym speci a avull groshe.

Kurrë në jetë s’kam patur respekt për militantin! Emër që nuk ndryshon nga ” militar” (ushtarak ) dhe që pikërisht këtë do të thotë: “Luftëtar aktiv dhe agresiv në mbështetje të një kauze”.
Unë dua shumë njerëzit që gjykojnë me mendjen e vet dhe me mendje të hapur. Hajde se po gëlltis edhe atë që rreshtohet qorraz pas një kauze. Po nuk bëhet fjalë për ata që rreshtohen thjesht pas një njeriu, që mban titullin “kryetar” dhe që kauza e tyre të jetë: “Basha – kryeministër”

Këtu më duhet të hap një kllapë për të qartësuar se kjo ushtri ka prodhuar edhe helmin stalinist të tipit “o me ne o kundër nesh” . Më shkoqur: “Po bëni opozitën e opozitës”? – demek qesëndisin, për të të mbërthyer me logjikën e arithmetikës së lashtë arabe (-) herë ( + ) baraz me ( – ). Ose armiku im është miku i armikut tim. Pra kush qorton Bashën, pa një pa dy është i Ramës!

Këtë e bën së pari tufa e ushtrisë që magjepset nga drita e rri me sytë ngulur zotit – poç, pa menduar asgjë. Së dyti, batakçilerët, që rrinë e presin dekikën kur t’u vijë çdo mundësi përfitimi, së treti, ata që duken tavolinave e podiumeve sikur kanë dy para mend, i kanë mbushur mendjen së pari vetes, pastaj bashkëshorteve e më gjerë familjes e militantëve, e sot as vetes nuk ia thonë dot që ia kanë futur pordhës e dalin idiotë nëse pranojnë se “drita e partisë” ka qenë një petromaks i rëndomtë për t’i mbledhur tufë e mbajtur shtangur për vite me rradhë. Ka edhe sërë të tjera, si për shembull Pi Ari, ata që paguhen për imazhin e “dritës”.

LEXO EDHE:  Nga Xhovani SHYTI/ Paditë për shpifje, si epidemia e kioskave

LEXO EDHE:  Nga Xhovani SHYTI/ Paditë për shpifje, si epidemia e kioskave

Mbyllim kllapën e rikthehemi te “drita”. Teksa zhabat janë të mpira para petromaksit, zoti i pellgut vjen rrotull për qejf të vet, i patrazuar. Madje edhe mund të gëlltisë sa zhaba të dojë, për sa kohë që drita ato ti sundojë. Zoti i pellgut quaj atë fqinjin tim që ndizte petromaksin dhe pastaj hynte e mblidhte guakët. Ai qe qëllimi e llampa mjeti. Ai mjet ia thjeshtëzonte tradhëtisht punën.

Ndaj “të fikësh dritën” nuk është “t’i bëshë opozitë opozitës” por TË SHPËTOSHË ZHABAT! Ti heqësh mundësinë atij burrit ti mbledhë me kosh si hurma të rëna nga pema!
Theksoj: SE BASHA ËSHTË GJYMTYRË JETIKE E ESTABLISHMENTIT QË SUNDON SHQIPËRINË! Rama ngordh pa të! Pra: ZHABA! FIKNI DRITËN, NË DONI TË SHPËTONI!

LEXO TE PLOTE