Connect with Us

Nga Klodian Tomorri/ Qeveria është rruga, e vërteta dhe jeta

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Qeveria është rruga, e vërteta dhe jeta

Publikuar

-

Ata që besojnë se përmes ligjit të shpifjes qeveria ka synim të mbrojë të vërtetën dhe të luftojë shpifjen, mjafton t’i bëjnë vetes disa pyetje.

Kush e tha të verteten kur u rritën taksat, çmimi i energjisë dhe ujit, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën kur qeveria e mbushi Shqipërinë me drogë, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën kur Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme u implikuan drejtëpërdrejt në trafik ndërkombëtar droge, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën kur pati shit-blerje votash në zgjedhje, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën kur kostot e koncesioneve u rritën me disa fish, qeveria apo media?

Kush e tha të vërtetën tek Unaza e Re, qeveria apo media?

Kush e thotë të vërtetën kur tenderat jepen pa garë, qeveria apo media?

Përgjigjuni këtyre pyetjeve dhe do të filloni të kuptoni më mirë se cili është qëllimi i qeverisë me paketën antishpifje.

Sigurisht që lajmet e rreme ekzistojnë. Sigurisht që ka media të cilat fabrikojnë lajme të pavërteta. Por një media që transmeton lajmë të rreme, mund t’ja hedhë paq një herë, dy here, pastaj përfundon në kosh sepse bëhet e pabesueshme. Influenca e saj në publik shkon në zero sepse askush nuk shikon apo lexon lajme tek një media ose portal që mashtron.

Ky është vetërregullimi magjik që bën tregu. Dhe ka sot në Shqipëri me dhjetra portale apo media që e kanë provuar këtë.

LEXO EDHE:  Dështimi me shlyerjen e borxheve, qeveria shkurton 150 milionë euro nga investimet e 2015

Qeveria do të bëhet vetë gjykates i së vërtetës dhe ta vendosë ajo se ccfarë është e vërtetë dhe ccfarë është gënjeshtër.

Si rezultat të vërtetat në Shqipëri do të jenë si më poshtë:

Tenderat në Shqipëri fitohen të gjithë me garë dhe ndershmëri.

Korrupsioni në qeveri dhe ne shtet është zero.

Ekonomia po lulëzon si asnjë herë më parë.

Rrogat vitin e kaluar u rriten me 27 per qind.

Check Up-i ka parandaluar 64 mijë vdekje.

Rama eshte kryeministri me i mire ne Europe.

Ne fund, Rama eshte rruga, e verteta dhe jeta. Njesoj si Jezus Krishti

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Pse Elton Haxhi nuk është dora që urdhëroi rinovimin e liçensës së Duty Free!

Publikuar

-

Nga

Elton Haxhi zv.ministri që firmosi liçensën e re të Duty-Free dha sot dorëheqjen.

Nëse të gjithë thonë që liçensa është dhënë në shkelje të ligjit, atëherë logjika e thjeshtë e do që të arrijmë në konkluzionin që Elton Haxhi ka firmosur për korrupsion. Dilemat nuk i heq dorëheqja nga karrigja e pavlerë e zv.ministrit.

Ambasadorja e re sot e ndërroi parrullën dhe nga “duhet të vazhdojmë Reformën në Drejtësi” e zëvendësoi sot me “SPAK duhet të jetë i suksesshëm patjetër”.

Do bëhet Elton Haxhi subjekt i SPAK?

Pse Rama nuk i bën kallëzim penal Elton Haxhit në SPAK? A ka mundësi një copë zv.ministri “rrakeik” si Elton Haxhi që të ketë bërë gjithçka, pa dijeninë dhe OK e Ramës, apo të mëkëmbësit të Ramës, Engjëll Agaçit?!

Çështja e liçensës së Duty Free, sido që të shkojë çështja në gjykatë, nuk kalon më pa kosto për buxhetin e shtetit, përveç kostos në raport me partnerët gjermanë dhe amerikanë.

LEXO EDHE:  Qeveria Shqiptare reagon për ngjarjet në Kumanovë

LEXO EDHE:  Qeveria Shqiptare reagon për ngjarjet në Kumanovë

Pse Rama po lan duart nga ajo histori duke “dorëhequr” Elton Haxhin?

Ose Elton Haxhi është përgjegjës penalisht për firmën që ka vënë, ose nuk ka përgjegjësi fare. Ajo firmë është ose në përputhje me ligjin dhe Rama që gjykon çdo vendim gjykate, mund të gjykojë edhe firmën e “një cope zv.mimistri” të vetin, ose në kundërshtim me ligjin dhe Rama duhet të bëjë shembull “pizëvengun” që i prishi imazhin qelibar të qeverisjes.

Vështirë se mund të besojmë se “kokrra e zevendës ministrit”, vuri në lëvizje gjithë piramidën e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të doganave që paketuan për 24 orë rinovimin e liçensës së Duty Free./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Tirana, midis ndryshimit dhe braktisjes

Publikuar

-

Nga

* 100 vite ne periudhen qe jetojme, eshte kohe e mjaftueshme per ndertimin e nje kryeqendre te zhvilluar qe i paraprin zhvillimit te te gjithe vendit. Kryeqytetet e kane shume me te lehte te ecin me hapin e kohes dhe te jene te krahasueshme me simotrat e zhvillura te kontinentit edhe kur jane qendra te shteteve shume me te prapambetura. Per fat te keq kete nuk mund ta themi per Tiranen ne njeqindvjetorin e shpalljes se saj Kryeqytet i Shqiperise.

Elementi i pare i vleresimit te zhvillimit te nje qyteti sigurisht qe mbetet aspekti i tij urban, shkaterrimi i te cilit pothuaj e ben te pakthyeshem jete e mot ringritjen e qytetit. Ndryshe nga problematikat e tjera te cilat jane te rikuperueshme, shkaterrimi urban per nje qytet eshte si nje semundje e pasherueshme qe do ta mundoje gjithmone e me shume pacientin.

Periudha diktatoriale, edhe pse i imponoi Kryeqytetit nacional-komunizmin dhe ndertimet joestetike te objekteve qe e shemtuan ate, te pakten nuk demtoi urbanistiken e tij. Ne vitet 90 sistemi monist trashegoi nje qytet te zymte e te varfer, mbi te cilin me pak perpjekje mund te ndertohej lehte nje qytet Europian. Nese levizjet migratore demtuan rende periferine e Tiranes me ndertime pa leje dhe kaotike por gjithsesi te ulta, ato qe i dhane goditjen fatale zhvillimit urban te qytetit ishin te ashtuquajturat “ndertimet shumekatshe me leje pjesore” ne qender te tij.

Ne te dyja rastet Tirana u shfrytezua politikisht per arsye elektorale. Ne kryeqytet jo vetem u lejua ndertimi i qindra objekteve paleje, por u be edhe legalizimi i tyre pa ju nenshtruar me pare asnje studimi urban. Ne me pak se 20 vite, tre nga politikanet kryesore te vendit ne rolin e kryebashkiakut, dhane pa kriter leje ndertimi abuzive. Keto leje prodhonin begati per karrieren e tyre politike por shkaterrim per qytetin. Fale ketyre politikave rrenuese te nderrmara vetem per qellime elektorale, sot Tirana e ka pothuaj te pamunder ndertimin e nje rrjeti tramvai edhe ne qendren e saj. Kemi nje qytet jo vetem pa hapsira publike, por qe ngjason me nje vendgrumbullim betoni te shperndare ne menyre te rastesishme. Dhe gjithashtu nje Kryeqytet qe ne 100 vjetorin e tij si ka mbetur pothuaj me asnje vlere identitare prej periudhes se themelimit.

Dhe si per te na bindur perfundimisht se ajo eshte shkaktarja qe ne kete pervjetor Tirana nuk ka pothuaj asgje nga shkelqimi i merituar, politika na ka dhene edhe nje prove te fundit uleritese. Fal politikes se mbrapshte te viteve te fundit, Tirana sot nuk mund te konsiderohet me qytet as ne kuptimin formalo-thelbesor, sepse i mungon “demosi”, pra demokracia si forme organizimi. Nese qytetet linden dhe u zhvilluan si nevoje e drejtimit te perbashket nga qytetaret e tyre, Tirana sot drejtohet nga nje njeri i vetem, me organe totalisht njepartiake dhe jo pluraliste. Kush mund ta mendonte se kryeqyteti i nje vendi Europian, me i aferti gjeogradikisht me Athinen ku dhe lindi demokracia, do te riperseriste veten pas 30 vitesh nga permbysja e komunizmit dhe cdo vendim te qytetit do ja linte ne dore nje njeriu te vetem.

LEXO EDHE:  “Qeveria e Edi Ramës, kampione në vjedhje”/ Tabaku zbulon skandalin me miliona euro të inceneratorit të Tiranës

LEXO EDHE:  Dështimi me shlyerjen e borxheve, qeveria shkurton 150 milionë euro nga investimet e 2015

Dhe nese dikush mund te kundershtoje kete konstatim duke thene se te pakten Tiranes sot i mungon shtatorja e njeshit ne qender te qytetit, gabohet. Eshte edhe me keq se kaq. Sot ne 100 vjetorin e shpalljes Kryeqytet nga Kongresi i Lushnjes, ngjarja me perparimtare e Shqiperise qe nga Pavarsia,Tirana e ka me veshtire se me pare te jete shprehje e nevojes se shoqerise per ndryshim. Tre Kryebashkiaket e fundit te Tiranes kane nje rol deciziv ne kete proces ku nje grup individesh qe nuk e kalojne dyzinen, kane themeluar nga Tirana nje sistem pothuaj oligarkik. Ata perfitojne nga cdo gje qe ndodh ne qytet, asgje sbehet pa lejen e tyre dhe ceshte me e keqja, ata behen gjithmone bashke perballe ndryshimit. Dhe per dreq, ky sistem i mbrapshte nuk ka as shtatore te ngritur qe te mund te permbysej me nje te rene. Ndaj qytetaret midis dilemes per tju nenshtruar apo ndryshuar, gjithmone e me shpesh po zgjedhin ta lene Qytetin.

Nga Fabian Topollaj

Keshilltar i Keshillit te Bashkise Tirane
Perfaqesues i Partise “Bindja Demokratike”

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Armir Shkurti/ Z.Basha! Ti je drita!

Publikuar

-

Nga

Nga vitet ’70 të shekullit të fundit të mijëvjeçarit të dytë një fqinji ynë gjuante zhaba. Nuk qe as e lejuar e as e honepsur kjo punë pasi zhaba e sidomos ngrënia e kofshëve të tyre ngjallte krupë. Ama mënyra se si i zinte ky burri qe tejet tërheqëse: me dritë!

Ai priste që nata të qe e errët e pa Hënë për të rendur buzë Erzenit. Aty lëshonte një dritë të fortë prozhektori mbi ujë dhe zhabat magjepseshin. Se ç’bënte ai me to ( domethënë nëse lozte, eksperimentonte apo ngutej ti mblidhte një minutë e më parë) nuk e di! Ama të nesërmen ne na binin jargët nga nepsi. Aroma e kofshëve të njoma, ngjyer në miell e vezë e skuqur në vaj mbyste çdo tym speci a avull groshe.

Kurrë në jetë s’kam patur respekt për militantin! Emër që nuk ndryshon nga ” militar” (ushtarak ) dhe që pikërisht këtë do të thotë: “Luftëtar aktiv dhe agresiv në mbështetje të një kauze”.
Unë dua shumë njerëzit që gjykojnë me mendjen e vet dhe me mendje të hapur. Hajde se po gëlltis edhe atë që rreshtohet qorraz pas një kauze. Po nuk bëhet fjalë për ata që rreshtohen thjesht pas një njeriu, që mban titullin “kryetar” dhe që kauza e tyre të jetë: “Basha – kryeministër”

Këtu më duhet të hap një kllapë për të qartësuar se kjo ushtri ka prodhuar edhe helmin stalinist të tipit “o me ne o kundër nesh” . Më shkoqur: “Po bëni opozitën e opozitës”? – demek qesëndisin, për të të mbërthyer me logjikën e arithmetikës së lashtë arabe (-) herë ( + ) baraz me ( – ). Ose armiku im është miku i armikut tim. Pra kush qorton Bashën, pa një pa dy është i Ramës!

Këtë e bën së pari tufa e ushtrisë që magjepset nga drita e rri me sytë ngulur zotit – poç, pa menduar asgjë. Së dyti, batakçilerët, që rrinë e presin dekikën kur t’u vijë çdo mundësi përfitimi, së treti, ata që duken tavolinave e podiumeve sikur kanë dy para mend, i kanë mbushur mendjen së pari vetes, pastaj bashkëshorteve e më gjerë familjes e militantëve, e sot as vetes nuk ia thonë dot që ia kanë futur pordhës e dalin idiotë nëse pranojnë se “drita e partisë” ka qenë një petromaks i rëndomtë për t’i mbledhur tufë e mbajtur shtangur për vite me rradhë. Ka edhe sërë të tjera, si për shembull Pi Ari, ata që paguhen për imazhin e “dritës”.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Kardhiqi, preludi i unazës

LEXO EDHE:  Mesi: Administrata Publike objektivi kryesor i qeverisë

Mbyllim kllapën e rikthehemi te “drita”. Teksa zhabat janë të mpira para petromaksit, zoti i pellgut vjen rrotull për qejf të vet, i patrazuar. Madje edhe mund të gëlltisë sa zhaba të dojë, për sa kohë që drita ato ti sundojë. Zoti i pellgut quaj atë fqinjin tim që ndizte petromaksin dhe pastaj hynte e mblidhte guakët. Ai qe qëllimi e llampa mjeti. Ai mjet ia thjeshtëzonte tradhëtisht punën.

Ndaj “të fikësh dritën” nuk është “t’i bëshë opozitë opozitës” por TË SHPËTOSHË ZHABAT! Ti heqësh mundësinë atij burrit ti mbledhë me kosh si hurma të rëna nga pema!
Theksoj: SE BASHA ËSHTË GJYMTYRË JETIKE E ESTABLISHMENTIT QË SUNDON SHQIPËRINË! Rama ngordh pa të! Pra: ZHABA! FIKNI DRITËN, NË DONI TË SHPËTONI!

LEXO TE PLOTE