Connect with Us

Neritan Liçaj flet për stadiumin e ri/ Më duket si xhezvet e Gjirokastrës

Sociale

Neritan Liçaj flet për stadiumin e ri/ Më duket si xhezvet e Gjirokastrës

Publikuar

-

Aktori i njohur i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj ka folur për stadiumin e ri kombëtar “Air Albania”.
Aktori e ka quajtur stadiumin si një xhezve Gjirokastre prej bornxi.

“E di si më duket mua ai më atë bishtin? Më duket si xhezvet e Gjirokastrës prej bronxi që kishin gjyshet tona në Shqipëri, të betohem. Më tha im bir “ o ba ky qenka si transformesat e mi kur kam qenë i vogël”, e ke parasysh janë ato kukullat. Duket si supermerkato, ishte stadium olimpik, ishte i veçantë dhe shumë i bukur. Tani ka zhdukur dhe pistën olimpike vetëm për të fituar disa metra katrorë që të bëjë disa dyqane, domethënë kemi një kryeministër shitës”, tha Liçaj i ftuar në emisionin “Ëhy not” në Rtv Ora.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndalohet kalimi i kamionëve në Kapshticë/ Shkak prezenca e akullit në rrugë

Publikuar

-

Nga

Për dy ditë, nga data 5 janar deri në 6 janar të orës 23:59 nuk do të lejohet kalimi në doganën e Kapshticës të mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë.

Kjo për të shmangur  problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë.

Ndërkaq, në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, sqaron se do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë,

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Teatrin Kombëtar/ “Shpërthen” Neritan Liçaj

LEXO EDHE:  Aleanca për Teatrin Kombëtar e ashpër me Lleshajn/ Liçaj: Guxoni të vini, po do ju marrim shpirtin!

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.”, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gripi mbërrin në Shqipëri/ ISHP apel qytetarëve: Vaksinohuni dhe ruani higjenën

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, pasi virusi i gripit është në qëarkullim.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Bino bën me dije gjithashtu se janë izoluar rastet e para.

“Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”, shkruan Bino./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Teatrin Kombëtar/ “Shpërthen” Neritan Liçaj

LEXO EDHE:  Marrëveshja për Teatrin Kombëtar/ "Shpërthen" Neritan Liçaj

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Dita e shtunë do të nisë me diell e ngrica në zonat malore. Gradualisht gjatë mesditës do të zhvillohen vranësirat.

Sipas SHMU, era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehta:

Në zonat malore -2ºC deri në 9ºC
Në zonat e ulëta 0ºC deri në 15ºC
Në zonat bregdetare 3ºC deri në 16ºC

LEXO TE PLOTE