Connect with Us

Ndahet papritur nga jeta Prokurori i Tiranës

Kronika

Ndahet papritur nga jeta Prokurori i Tiranës

Publikuar

-

Është ndarë nga jeta në moshën 66 vjeçare prokurori pranë gjykatës së shkallës së Parë në Tiranë, Apostol Prifti.

Lajmin e ka konfirmuar vetë nipi i tij, Edmond Prifti i cili ka bërë edhe një reagim prekës në rrjetet sociale.

“ E kishim lënë të takoheshim me të mrekulleshmin xhaxha këtë fundjavë, pas kohësh mes problemeve e punëve të mia në terren. “Eh mor nipce s’me gjen gjë mua. Jam kockë e fortë”, kur i thoja dobësohu pakëz z. Prokuror, se një goditje e ka dhënë zemra dikur, ndërsa shiheshim rastësisht, teksa ecte në piedonale me qenushin e shtëpisë. Ajo zemër ishte tejet e madhe. Jo veçse një xhaxha i mrekullueshëm, por një nga prokurorët më me zë të Shqipërisë…Sikur na mblodhi për herë të fundit gjithë fisin me rastin e daljes në pension, pak muaj më parë… Veçse 65 vjeç. Do më mungojë zëri i tij, gjithçka… Do na mungosh i dashur xhaxhai ynë, Apostol Prifti”, shkruan nipi i prokurorit.

LEXO EDHE:  “Ca do bëjme me atë shokun nga Librazhdi”?/ Bisedat e Alizotit nxjerrin zbuluar Ballën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Humbi jetën në një kantier ndërtimi/ Si e parandjeu ngjarjen nëna e 36 vjeçarit: E prisja me frikë…

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ndodhi, gjatë ditës së djeshmë, në Korçë ku 36 vjeçari Elvis Josifi humbi jetën teksa punonte në ndërtim.

Ditën e sotme policia ka arrestuar dy persona, teknikun dhe manovratorin e firmës së ndërtimit. Ata akuzohen për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë 36 vjecarin, Elvis Josifi duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas, Abc News, familjarët janë përplasur me përgjegjësit e firmës gjatë ceremonisë mortore dhe nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës ndërtuese duke i akuzuar se i kanë vrarë djalin, i cili punonte për bukën e gojës.

LEXO EDHE:  Ish-gruaja e Pezës dëshmon në Prokurori/E gatshme të bashkëpunoj, dua sigurinë e djalit

LEXO EDHE:  Lëvizje surprizë/ Arta Marku ndryshime në Prokuroritë e rretheve

“Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve.”

Këto jane fjalët që nëna iu drejtoi përfaqësuesve të firmës të cilët  i kërkuan të mbulonin shpenzimet e ceremonisë mortore.

“E ëma një ditë në supermarket tha se djalin e kishte në punë në ndërtim dhe ishte shprehur se kishte frikë për të, deri sa vjen në shtëpi unë rri me frikë”, thotë fqinja e familjes ku ndodhi tragjedia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e të riut në Korçë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike e një dite më parë, ku një 36-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në kantierin e ndërtimit.

Mësohet se viktima, Elvis Josifi ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekë të rinj në muaj.

36-vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme.

LEXO EDHE:  “Ca do bëjme me atë shokun nga Librazhdi”?/ Bisedat e Alizotit nxjerrin zbuluar Ballën

LEXO EDHE:  Ish-gjyqtari Thanza u kap duke vjedhur në Itali/ Zbulohet lëvizja e rradhës e Prokurorisë

Ndërkohë, punëtori tjetër, me inicialet P.F., 59 vjeç, që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një apartament në Kamëz

Publikuar

-

Nga

zjarrefikset neutralizojne zjarrin

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, në apartament nuk jetonte njeri, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e rënies së zjarrit.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrëfikësën.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE