LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhëniet tregtare me SHBA/ Kina pezullon tarifat shtesë për disa mallra amerikane

15 Dhjetor 2019, 18:29, Kosova & Bota CNA
Marrëdhëniet tregtare me SHBA/ Kina pezullon tarifat shtesë

Kina ka pezulluar tarifat shtesë për disa mallra amerikanë që ishin planifikuar të zbatoheshin në 15 dhjetor, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë ranë dakord për fazën e par të një marrëveshjeje tregtare të premten.

Tarifat hakmarrëse të Kinës, të cilat do të hynin në fuqi në 15 dhjetor, do të vinin në shënjestër mallrat amerikane nga drithërat e deri tek automjetet dhe pjesët e këmbimit të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Tarifat e tjera kineze që janë zbatuar tashmë mbi mallrat amerikane do të lihen në fuqi, tha komisioni në një deklaratë të publikuar në faqet elektronike të departamenteve qeveritare.

“Kina shpreson, në bazë të barazisë dhe respektit të ndërsjellë, të punojë me Shtetet e Bashkuara, të zgjidhë siç duhet shqetësimet thelbësore të njëri-tjetrit dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me SHBA”, thuhet në deklaratë.
Një deklaratë e lëshuar nga Përfaqësuesi i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara thuhet se Shtetet e Bashkuara do të linin në fuqi tarifat 25% në 250 miliard dollarë të mallrave kineze.

Lajmet e fundit nga