LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas biçikletën në Pogradec/ Në gjendje të rëndë 50-vjeçari

15 Dhjetor 2019, 13:13, Kronika CNA
Makina përplas biçikletën në Pogradec/ Në gjendje

Një makinë tip “Benz” ka përplasur mesditën e sotme një biçikletë në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Mësohet se si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi 50-vjeçar i biçikletës, me iniciale B.XH.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i plagosur është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin 35-vjeçar të makinës  R.A. dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga