Connect with Us

Ligji i ri për mediat/ Balla shpjegon rregullimet e reja ligjore përmes tre pyetjeve

Politikë

Ligji i ri për mediat/ Balla shpjegon rregullimet e reja ligjore përmes tre pyetjeve

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur mbi Ligjin e ri për mediat i cili sipas tij, synon rregullimin dhe vendosjen e strandardeve për mediat online.

Sipas Ballës, “një pjesë e madhe mediave online duke qenë se ligji ishte tejet e vjetër dhe i përditësuar me teknologjinë, zhvillojnë aktivitetin në mënyrë tërësisht informale”.

“Për të kuptuar më mirë se çfarë sjellin rregullimet e reja ligjore, kam një pyetje për këdo.
A i duhet bllokuar aksesi në internet një portali:
1. kur publikon pornografi me fëmijë;
2. kur publikon vepra me qëllime terroriste;
3. kur bën shkelje të sigurisë kombëtare”, shkruan Balla.

LEXO EDHE:  Socialistët protestojnë tek faqja e Taulant Ballës

Sipas tij, edhe për këto raste ka të garantuar ankimimin në gjykatë, ndaj vendimit të Këshillit të Ankesave.

“Në cilin vend europian dhe jo vetëm nuk qenka detyrim drtyrimi për të rregjistruar emrin e personit që e ka hapur portalin, vendndodhjen e zyrave ku zhvillon aktivitetin ose vendqëndrimin të tij. Po ashtu kush është ai vend europian, që nuk detyron portalet të respektojnë privatësinë dhe dinjitetin e qytetarëve si dhe të mbrojë integritetin e të miturve”, shkruan më tej socialisti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, për herë të parë, një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tregoi se nuk kishte komunikuar me Bashën që prej kohës kur opozita ishte në parlament.
Me tej, kryeministri sqaroi se pas tërmetit i dërgoi mesazh Bashës ku i sugjeronte që të ishin bashkë.

LEXO EDHE:  Dhuna nuk kursen përfaqësuesit e mediave/ Gjakoset operatori

LEXO EDHE:  Socialistët protestojnë tek faqja e Taulant Ballës

“Unë i kam çuar një mesazh në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD, ka qenë ende në parlament”, tha Rama i ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka “ultimatum” Ramës/ Ik! Sa më shpejt aq më mirë!

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër.

Sipas Palokës, ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

“Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s’bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave. Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s’mund të ketë zhvillim dhe integrim”, shkruan Paloka.

LEXO EDHE:  Balla “tallet” me Palokën/ Nethër o Lulthim

LEXO EDHE:  Balla "tallet" me Palokën/ Nethër o Lulthim

Më tej ai shprehet se sot qeveria “ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët.”

“Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!”, përfundon Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Karriera politike e Salianjit, në pikëpyetje pas vendimit të Gjykatës?/ Flet avokati

Publikuar

-

Nga

Avokati i Ervin Salianjit, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në RTV Ora, është pyetur  lidhur me vendimin e Gjykatës që dënon ish deputetin e PD-së, dhe për këtë arsye nëse i rrezikohet karriera politike?!

Sipas avokatit, vetëm një vendim dënimi me 6 muaj burg do t’i rrezikonte karrierën politike për një periudhë të caktuar.

“Në fazën që ndodhemi tani nuk ka asnjë pasojë sa i përket ligjit të dekriminalizimit apo çdo ligji tjetër sepse Ervin Salianji dhe tre të pandehurit e tjerë konsiderohen të pafajshëm, deri në momentin që ka një vendim të formës së prerë, që është vendimi i Gjykatës së Apelit. Edhe në rastin e një vendimmarrje të Gjykatës së Apelit është çështja e pafajësisë, kthimi për rigjykim, dënim me gjobë.

LEXO EDHE:  Balla paralajmëron Bashën/ ‘Do të detyrohesh të kërkosh ndjesë për shpifje’

LEXO EDHE:  Balla "tallet" me Palokën/ Nethër o Lulthim

Të gjitha këto nuk e cënojnë karrierën politike të Ervin Salianjit. Vetëm një dënim me burgim mbi 6 muaj e cënon karrierën politike për një afat të caktuar.

Ndërkohë që çdo vendimmarrje tjetër nuk e cënon atë. Por, megjithatë ne, do vazhdojmë të gjitha mjetet e ankimit dhe e drejta do të dalë në një moment”, u shpeh avokati./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE