Connect with Us

Horoskopi i ditës, 15 dhjetor 2019

Sociale

Horoskopi i ditës, 15 dhjetor 2019

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Sot do përjetoni momente shume pasionante dhe te begata ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do ketë përmirësime te jashtëzakonshme dhe do i lini pas krahëve disa probleme te se shkuarës. Beqaret nuk duhet kurrsesi te tregohen naive sepse do vuajnë se tepërmi. Shpenzimet kryejini me sa me shume përkujdes dhe maturi dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite e mbushur me bashkëpunim dhe harmoni do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni shume sensuale te dyja palët dhe gati për te bere edhe ndonjë çmenduri te vogël për t’u ndier sa me mire. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa, por nuk do refuzojnë ftesat për takime. Buxheti nuk do jete shume i mire kështu qe tregohuni te kujdesshëm me çdo lloj investimi.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Dite shume e trazuar dhe problematike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni mosmarrëveshje te njëpasnjëshme dhe nuk do ndiheni mire për asnjë çast. Beqaret nuk do jene te arsyeshëm dhe duke u nxituar do hedhin hapa shume te gabuara. Gjithçka do ndikoje edhe tek e ardhmja. Financat për fat te mire do jene me te privilegjuara dhe do arrini t’i kryeni pa frike te gjitha shpenzimet e nevojshme.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Dite shume normale ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Mos shpresoni për emocione shume te veçanta, por as për debate te zjarrta. Beqaret nuk do ndihen aspak ne forme për ta kërkuar dashurinë dhe kenë një dite te zakonshme. Problemet financiare mos i shmangni, por gjeni mënyrën për t’i ndrequr sa me pare. Këshillat e familjareve duhet gjithashtu t’i dëgjoni.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Nëse kohet e fundit jeni larguar disi nga partneri juaj, sot është koha për te folur pa dorashka dhe për te rregulluar gjithçka. Beqaret do parapëlqejnë lidhjet e fshehta, pak rëndësi ka nëse do jene aventura kalimtare apo dashuri afatgjata. Për ta me i rëndësishëm është përjetimi i emocioneve. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi pasi nuk do reflektoni sa duhet para se te hidhni hapa.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Ne tërësi marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene shume e ngrohte. Do ja kaloni me se miri se bashku dhe nuk do kërkoni asgjë me shume nga sa yjet do ju mundësojnë. Për beqaret, me shume gjase gjerat do ndryshojnë njëherë e mire pas disa takimeve impresionuese. Buxhetin do dini ta menaxhoni me shume përpikmëri dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Dite e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ndiheni asnjë moment keq përkundrazi emocionet do shumëfishohen pas marrjes se disa propozimeve. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri dhe jeta do ju ndryshoje për mire. Buxheti do ketë nevoje për me tepër përkujdes dhe maturi pasi ne te kundërt do fillojnë probleme serioze.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dite jo shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ndiheni keq pranë te dashurit te zemrës sepse ai do ju kritikoje ashpër për disa gabime te bëra padashje. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura te çmendura jo për lidhje serioze. Sektori i financave do mbrohet nga yjet ne çdo moment dhe nuk do gjendeni aspak ne vështirësi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Saturni do ju beje te paqëndrueshëm dhe nevrike sot ju te dashuruarve kështu qe here pas here do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do jene ende te bindur për hapat qe duhet te ndërmarrin dhe nuk do kenë aspak ndryshime ne status. Ne planin financiar situata do jete me e normalizuar dhe di arrini te bëni edhe disa shpenzime me tepër nga zakonisht.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Merkuri do i beje ata qe janë ne një lidhje edhe me romantike sot. Çdo çast do jete i ngrohte dhe emocionet do mbizotërojnë gjithë kohës. Beqaret do kenë njohje te reja, por asnjë nga personat nuk do jete i denje për ta pasur ne krah. Financat do ua mbroje gjate gjithë kohës Jupiteri kështu qe ne këtë sektor nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Përfitoni për te bere edhe ndonjë investim.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Marrëdhënia me partnerin do vije ore pas ore duke u përmirësuar sot. Do jeni me te gatshëm te flisni hapur dhe te bashkëpunoni. Ata qe kane kohe qe presin për një përgjigje nga ai qe kane ne krah do gëzohen pamase. Beqaret do dine si te joshin dhe do bëjnë për vete disa persona. Ne planin financiar vështirë se mund t’i zgjidhni te gjitha problemet megjithatë situata do jete me e qëndrueshme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume te përkujdesur për njeri-tjetrin ju te dashuruarit dhe marrëdhënia do kaloje ne një tjetër stad. Çdo moment do jete fantastik dhe i mbushur me emocione te fuqishme. Beqaret gjithashtu do zbulojnë emocionet e te pasur një person ne krah dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje. Buxhetin duhet ta mbani me shume ne kujdes sepse përndryshe situata mund te dale jashtë kontrollit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Me çantën në shpinë dhe me lule në duar/ Rama publikon foton e Zahos në ditën e parë të shkollës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të djalit të tij Zahos, i cili ulet sot për herë të parë në bankat e shkollës.

Zaho shfaqet me çantën e shkollës në shpinë dhe më nje buqetë lulesh në dorë. Rama e përshkruan ditën e parë të shkollës si një emocion të veçantë, ndërsa uron të gjithë fëm ijët e tjerë.



“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Rama, bashkëngjitur fotos./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dy mësues me COVID-19 në Vlorë/ Drejtoresha: Nuk ka problem për shkollën

Publikuar

-

Nga

Dy mësuese të shkollës “Lef Sallata” në Vlorë janë konfirmuar me COVID-19, ndërsa ndodhen në karantinë në banesat e tyre.

Infektimi i tyre ka ndodhur më herët, para nisjes së shkollave ditën e sotme. Drejtoresha ka deklaruar se shkolla është dezinfektuar dhe gati për të pritur nxënësit dhe mësuesit.



Kujtojmë se sot ka nisur viti i ri shkollor por jo si vitete e tjera për shkak të koronavirusit. Nëpër shkolla ncënësve dhe mësuesve u matet temperature para se te futen në klasë. Gjithashtu mbajtja e maskës është e detyrueshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Viti i ri shkollor nis me probleme në Korçë/ Mungojnë termometrat

Publikuar

-

Nga

Ky vit i ri shkollor ka nisur me problematika në qytetin e Korçës.

Mësohet se nëpër shkollat e këtij qyteti ka mungesë termometrash. Ndërkohë sipas protokollit matja e temperaturës si për nxënësit dhe mësuesit është e detyrueshme. Nga ana tjetër kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo ka reagur për situatën, teksa thotë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.



Kujtojmë se ky vit shkollor nuk është i zakonshëm për shkak të koronavirusit. Nxënësit dhe mësuesit duhet të matin temperaturën para se të futen në ambientet e klasës, gjithashtu edhe maska është e detyrueshme për të dyja palët./CNA.al

LEXO TE PLOTE