LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Farsa elektorale për Këshillat studentorë”/ Berisha zbulon “prapaskenat” e kandidatëve

15 Dhjetor 2019, 15:43, Politikë CNA
“Farsa elektorale për Këshillat studentorë”/ Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një studenti të Shkencave të Natyrës.

Sipas tij, sot në fakultet një studente u prezatua si Përfaqësues e Këshillit Studentor.

Në mesazhin e dërguar në adresë të Berishës, sqarohet se Gresa Hoxha ishte kandidatja e vetme e Këshillit Studentor, e cila sipas tij, ka mbështetjen absolute te pedagogëve dhe pushtetit të Rilindjes.

?Studentja në fjalë quhej Gresa Hoxha dhe ishte kandidate e vetme e këshillit studenore, me mbështetje absolute të pedagogëve të kamur nga pushteti i rilindjes.
Studentja në fjalë është veçse një fytyrë e shëmtuar e të rinjve të kamur nga pushteti.
Gjatë protestës studentore ishte ndër të paktat studente që kërkonte zhvillimin e mesimit apo dialogun me Kryeministrin e drogës. Gjatë protestës së kopshtit mbajti qendrinm pro bashkisë. Si mund të drejtohemi nga studentë të tille ??, thuhet në mesazhin e studentit.

Bashkëngjitur këtij denoncimi, Berisha shkruan: Kjo është farsa elektorale e narkoqeverisë për këshillat studentorë./CNA.al

Lajmet e fundit nga