Connect with Us

Dhunë ndaj policit, transport klandestinësh dhe vjedhje/ 3 të arrestuar në Tiranë

Politikë

Dhunë ndaj policit, transport klandestinësh dhe vjedhje/ 3 të arrestuar në Tiranë

Publikuar

-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga në Tiranë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se është arrestuar në flagrancë një 23-vjeçar, i cili tentoi të transportonte kundrejt fitimit, 5 shtetas të huaj nga Maroku me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me destinacion final vendet e BE-së.

“Nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P Tiranë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” shtetasi: S. Ç.,23 vjeç, lindur dhe banues në Korçë, pasi në rrugën “Sotir Kolea”, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme 5 shtetas të huaj Marokenë në drejtim drejt Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së”, njofton policia.

Gjithasthu në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, shtetasi A. K.,29 vjeç, banues në Paskuqan, Kamëz pasi në rrugën “Isuf Elezi” ka ushtruar dhunë fizike ndaj një punonjësi të Qarkullimit Rrugor.

LEXO EDHE:  Nuk do ta besoni/ Njihuni me dy restorantet shqiptare që renditen në top 10-shen e restoranteve më të mirë në Europë

Nga ana tjetër është kapur edhe shtetasi me iniciale L. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu” ka tentuar të vjedhë një automjet, dhe në momentin që shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4 janë afruar, ka tentuar të largohet duke lënë automjetin e tij i cili u bllokua së bashku me disa sende të automjetit të cilin tentoi të vidhte.

Sakaq, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha publikon videon/ Qytetari goditet me thikë, policia asnjë veprim

Publikuar

-

Nga

Berisha publikon videon/ Qytetari goditet me thikë, policia asnjë veprim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të diel një video të një sherri në Kavajë dhe hedh akuza kundër policisë për moszbardhje të krimit. Në videon e publikuar shihet sherri i ndodhur në një lokal, ku një person qëllohet me thikë.

Berisha ka bërë publik dhe një mesazh të një qytetari, i cili tregon detaje nga ngjarja. Sipas qytetarit daja i tij, Bensik Çelmeta, ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje dhe shton se autori është Rizan Aliu.



“Qytetari goditet me thike ne Kavaje! Narkopolicia asnje veprim. Lexoni mesazhin shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Mirmbrema. Jetoj në Gjermani dhe punoj si Mësues. Para dy ditësh daja im Bensik Çelmeta u godit me thik nga një kriminel që quhet Rizan Aliu. I cili ka ushtruar ne itali aktivitete kriminale me prostituicion dhe me pasurin ilegale ka ndertuar shpi 5 kate pa leje dhe një lokal pa leje ne kavaj. Ju lutem shifeni vidjon dhe foton dhe ju lutemi bejeni publike si policia e korruptuar e kavajes nuk ben asnje gjë . Personi esht par ne shpin e tij serbes dhe policia pin lafe dit per dit ne lokalin e tij ku para vetem 2 ditesh daja im u gjakos gati per vdekje”, është ky postimi i Sali Berishës në Facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju ftoj të punojmë non stop”/ Hajdari propozim për anëtarët e Këshillit Politik

Publikuar

-

Nga

“Ju ftoj të punojmë non stop”/ Hajdari propozim për anëtarët e Këshillit Politik

Deputetja Rudina Hajdari ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në Këshillin Politik, lidhur me mungesën e progresit për cështjet që kanë të bëjnë me amendimet e Kodit Zgjedhor

Hajdari thekson se ka ardhur koha që të gjithë të lënë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe të shohin interesat madhore të vendit.

Gjithashtu ajo ka propozuar që të zhvillohet takimi i Këshillit Politik në 22 shtator, ora 10:00 për të punuar deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave.



“Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik,
Si fillim dua të shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar në Këshillin Politik, lidhur me mungesën e progresit për cështjet që kanë të bëjnë me amendimet e Kodit Zgjedhor dhe përshtatjen e tij për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill të vitit 2021.Unë besoj se ka ardhur koha që të gjithë ne të lëmë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe të shohim interesat madhore të vendit duke punuar natë e ditë për ti dhënë Shqipërisë një Kod Zgjedhor dhe një palë zgjedhje model.

Në këtë kontekst, duke përshëndetur qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike, lidhur me hapjen e listave 100%, do të doja që të vijonim punën e Këshillit Politik për ta përmbyllur këtë process, i cili sot gëzon mbështetjen e mbi 80% të shqiptarëve si edhe dakordësinë paraprake të palëve.
Unë dhe grupimi që përfaqësoj kemi përgatitur amendamentet përkatëse të Kodit Zgjedhor të cilat garantojnë hapjen 100% të listave, jo vetëm si mekanizëm I shprehjes së opinionit popullor mbi cilësinë e kandidatëve por mbi të gjitha si një mekanizëm përzgjedhës I deputetëve të ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Ngjarjet e pazbardhura kriminale që rrezikojnë jetë njerëzish

LEXO EDHE:  Tiranë/ Vidhet kasaforta e një qendre të taksive pranë stadiumit Dinamo

Amendimet dhe relacionin shoqërues I gjeni bashkangjitur këtij emaili.
Duke qenë se edhe PS, edhe PD edhe LSI janë shprehur tashmë publikisht se qëndrojnë për hapjen 100% të listave, unë ju ftoj të takohemi ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar non stop deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100% të listave, për tua dhënë zgjedhësve në dorë fuqinë për të përzgjedhur përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.
Do të ishtë zhgënjyese për të gjithë shqiptarët por edhe anti-kushtetuese nëse palët do të tërhiqeshin nga qëndrimet tashmë të qarta mbi mundësimin e përzgjedhjes së përmbajtjes së Kuvendit të ardhshëm nga shqiptarët e jo thjesht nga Kryetarët e partive.
Duke shpresuar në një reagim pozitiv e konstruktiv,
Me respekt, Rudina Hajdari”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Asambleja e PS mblidhet javën e parë të tetorit/ Organizohet ndryshe nga herët e tjera

Publikuar

-

Nga

Asambleja e PS mblidhet javën e parë të tetorit/ Organizohet ndryshe nga herët e tjera

Asambleja e PS, pritet të mvlidhet javën e parë të tetorit ku do të merren vendime të rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 25 prill.

Për shkak të pandemisë organizimi i saj do të bëhet në 3 rajone në Shkodër, Fier dhe Tiranë, kjo për shkak se nuk lejohen grumbullimet masive.



Mësohet se këto takime nuk do të bëhen të ndara, pasi të gjitha qarqet do të lidhen me njëra-tjetrën online nga ku do të rakorodohen për zhvillimin e aktivitetit si dhe do të lajmërohen ndryshimet që pritet të ndodhin./CNA.al

LEXO TE PLOTE