LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë e zv. Sekretarit të PPE/ Krimi i organizuar në Shqipëri ushqehet nga politika

15 Dhjetor 2019, 17:44, Politikë CNA
Deklarata e fortë e zv. Sekretarit të PPE/ Krimi i organizuar në

I ftuar për të dytin vit rradhazi në Akademinë Politike të FRPD, Christian Kremer zv. sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europiane ka vënë theksin tek kriza politike.

Gjatë fjalës së tij në Tiranë Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.

?Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjtaë sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika, largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhoreë kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median? – deklaroi Kremer duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

Zv.sekretari i PPE preku edhe çeshtjen e hapjes së negociatave duke garantuar mbështetjen e plotë të organizatës më të madhe politike në Europë.

 

Lajmet e fundit nga