Connect with Us

Dardha zbardhet nga bora/ Si bëhet kalimi i automjeteve në këtë aks

Sociale

Dardha zbardhet nga bora/ Si bëhet kalimi i automjeteve në këtë aks

Publikuar

-

Dimri ka “trokitur” në fshatin Dardhë të Korçës i cili është zbardhur nga dëbora.

Gjatë dimrit, Dardha është një nga destinacionet më të frekuentuara për turistët që zgjedhin të shijojnë borën.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rruga për në Dardhë është lehtësisht e kalueshme edhe pa zinxhir.

“Përditë Punë. Rruga e Dardhës sot. Kompania e mirëmbajtjes ka bërë pastrimin e rrugës dhe trajtimin me kripë. Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhir”, njofton ARRSH teksa ka publikuar disa foto nga rrugët që të çojnë në Dardhë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndalohet kalimi i kamionëve në Kapshticë/ Shkak prezenca e akullit në rrugë

Publikuar

-

Nga

Për dy ditë, nga data 5 janar deri në 6 janar të orës 23:59 nuk do të lejohet kalimi në doganën e Kapshticës të mjeteve të tonazhit të lartë drejt Greqisë.

Kjo për të shmangur  problemet dhe vështirësitë në qarkullim, si pasojë e prezencës të akullit në rrugë.

Ndërkaq, në njoftimin zyrtar, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, sqaron se do të lejohet kalimi i autoveturave dhe autobusëve të cilët duhet të jenë të pajisur me zinxhirë.

“Njoftohemi nga pala greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, se në datën 05.01.2020, nga ora 06:00 deri në orën 23:59 të datës 06.01.2020, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë) në drejtim të Greqisë,

LEXO EDHE:  Beyonce në rrugë pa reçipeta

LEXO EDHE:  "Ka 7 vjet që jeton rrugëve"/Aktori shqiptar rrëfen historinë e djalit nga Kosova

Policia Kufitare, apelon drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta shmangin ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.”, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Gripi mbërrin në Shqipëri/ ISHP apel qytetarëve: Vaksinohuni dhe ruani higjenën

Publikuar

-

Nga

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, pasi virusi i gripit është në qëarkullim.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Bino bën me dije gjithashtu se janë izoluar rastet e para.

“Virusi i gripit është në qarkullim. Kush nuk është vaksinuar të shpejtojë. Të gjithë të marrim masat e zakonshme të higjienës si larja e shpeshte e duarve, pastrimi i shpeshte i sipërfaqeve ku mbështetemi me detergjentet e zakonshëm, ajrosja e mjediseve të mbyllura herë pas here kur ato mbushen me njerëz, teshtitja duke përdorur gropëzën e bërrylit si mbrojtje, mos prekja e syve, hundës dhe gojës, evitimi i mjediseve të mbyllura me shumë njerëz”, shkruan Bino./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Nudo në rrugët e Buenos Aires

LEXO EDHE:  Bllokohet aksi rrugor Mirditë- Fushë Arrëz/ Shkak shembjet e dherave

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Nga

Dita e shtunë do të nisë me diell e ngrica në zonat malore. Gradualisht gjatë mesditës do të zhvillohen vranësirat.

Sipas SHMU, era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehta:

Në zonat malore -2ºC deri në 9ºC
Në zonat e ulëta 0ºC deri në 15ºC
Në zonat bregdetare 3ºC deri në 16ºC

LEXO TE PLOTE