LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Besoj se Shqipëria do t’i bashkohet BE”, Arba Kokalari: Duhet të vijojë të rritet

15 Dhjetor 2019, 15:26, Politikë CNA
“Besoj se Shqipëria do t’i bashkohet BE”, Arba Kokalari:

Deputetja me origjinë shqiptare në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari, ka shprehur mbështetjen për vendlindjen e saj Shqipërinë në rrugën e integrimit në BE.

Kokalari thotë se ka besim se Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së, ndërsa thekson se vendi jonë duhet të vazhdojë të rritet edhe më tepër.

?Unë kam lindur në Shqipëri dhe kam shumë prej historisë time atje, ndërsa në Suedi u rrita dhe kam jetën time. Ndryshimet midis Shqipërisë dhe Suedisë i kam parë gjithmonë si pasuri dhe vlera. Shpresoj dhe besoj se Shqipëria do t?i bashkohet komunitetit europian një ditë. Se marrëdhënia midis Suedisë dhe Shqipërisë, në kuadër të tregtisë dhe aspekteve të tjera, duhet të vijojë të rritet, sepse do të ishte një gjë shumë e mirë për të ardhmen e të dy vendeve?, deklaron eurodeputetja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga