Connect with Us

Bënin kërdinë me vjedhje në Belgjikë/ Arrestohen 10 “skiftera”, pjesë e një grupi kriminal

Politikë

Bënin kërdinë me vjedhje në Belgjikë/ Arrestohen 10 “skiftera”, pjesë e një grupi kriminal

Publikuar

-

Në sajë të operacionit ndërkombëtar policor “PICASO”, janë arrestuar dhe proceduar penalisht deri më tani 10 persona.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person në kërkim ndodhej në rrugën “Qemal Stafa”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit me iniciale K.D., banues në Tiranë.

45 vjeçari ishte vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale si “Vjedhja”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Vjedhja e kryer më shumë se një herë, në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal”.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg pa afat”.

I arrestuari ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin Nr. 69, datë 25.04.2019, bazuar në aktet e procedimit penal Nr. 44, viti 2018 (çelur në zbatim të një letër-porosie, dërguar nga autoritet ligjzbatuese të Belgjikës që në daten 28.02.2018) ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Nga Task Forca “Antiskifter” është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha zbulon zyrtarin tjetër të lartë të përfshirë në trafikun e drogës

Sipas letër-porosisë, nga hetimet e kryera në Belgjikë ka rezultuar se prej muajit dhjetor 2017 një grup shtetasish shqiptarë me qëndrim të përkohshëm në Belgjikë po kryenin vjedhje me thyerje të banesave dhe objekteve të tjera. Konkretisht këta persona pasi vidhin në banesa vlera monetare dhe sende me vlerë si flori etj, i dërgonin ato në Shqipëri.

Ndërkohë në kuadër të operacionit janë kapur katër shtetas shqiptarë në Shqipëri dhe 6 shtetas të tjerë shqiptarë në Belgjikë. Ndaj këtij grupi kriminal drejtësia belge ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zë ngushtë Fevziun/ “Ke bërë gjyqe të mëdha, ke shkelur të drejta njerëzish”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zënë ngushtë moderatorin Blendi Fevziu mbrëmjen sotme.

Rama ishte duket debatuar me analistin Ervis Iljazaj dhe Fevziu i kërkoi t’i përgjigjej pyetjes, por kjo ka sjellë irritimin e kreut të qeverisë.

“Ti Fevzi ke bërë gjyqe të mëdha këtu në këtë studio. Ke shkelur të drejta njerëzish”, i tha kryeministri, ndërsa moderatori nuk preferoi të komentojë këtë deklaratë dhe e la të vijonte debatin me analistin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha denoncon përballë Ramës/ Më kanë ndjekur e fotografuar kur kam dalë nga shtëpia

Publikuar

-

Nga

Gazetari Artan Hoxha ka thënë në emisionin Opinion se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia.
Këtë denoncim, Hoxha e ka bërë live në studion e “Opinion”,  përballë kryeministrit Edi Rama.

“Më kishin fotografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar, është ai që fsheh para pafund dhe e ka buxhetin më të madh sesa ministria juaj e Brendshme. Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.

“Ti mund të jesh me mua, por që nga koka te këmbët këtu s’ je me mua fare. Jeni gabim nga mengjesi deri ne darke. Pse Shqipëria e ka pjellë krimin e organizuar, krimi i organizuar është kudo Paris, Beriln Amerikë”, u shpreh Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goxhaj “kap mat” Ramën/ “Reforma në Drejtësi ishte projekt i tij, jo i ndërkombëtarëve”

Publikuar

-

Nga

Avokati i njohur Altin Goxhaj, ka reaguar në rrjetet sociale, lidhu me deklaratat e kryeministrit Rama sonte në “Opinion”  sa i përket Reformës në Drejtësi.

Goxhaj shkruan se tani qartësohet për të gjithë se “kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD.”

“RAMA POHON VETË:
REFORMA NË DREJTËSI ISHE PROJEKT I TIJ JO I NDËRKOMBËTARËVE!!!

Sapo e pohoi vetë nga nervat:
Reforma në Drejtësi nuk ishte projekt as i BE as i SHBA! E paska planifikuar vetë Edi Rama para Zgjedhjeve 2013 dhe ishte po ai vetë që loboi në SHBA dhe BE ku siç e theksoi vetë gjeti rezistencë!
Tani qartësohet edhe për ju se kush e shpiku dhe pse Reformën në Drejtësi që u miratua nga Lyli me 139 vota siç i premtoi Sorosit në 5 Dhjetor 2014 në PD (në dokumentat e zbuluara të Sorosit nga Ëikileaks – DC LEAKS në Gusht 2016 thuhet se ideja dhe lobimii pranë USA dhe BE u bënë nga Soros).

LEXO EDHE:  Skandali në Call Center në Tiranë/Supervizorja dhunon operatorët:Do ju nxjerr në rrugë

LEXO EDHE:  Skandali në Call Center në Tiranë/Supervizorja dhunon operatorët:Do ju nxjerr në rrugë

Në fakt ky është Lajmi sot:
RAMA PRANON SE REFORMA NË DREJTËSI ISHTE PLANI I TIJ DHE JO I NDËRKOMBËTARËVE!
E keni me video!!!”, shkruan Goxhaj në reagimin e plotë.

 

LEXO TE PLOTE