Connect with Us

Arben Malaj thirret në Komisionin e Ekonomisë/ Ballafaqimin moral dhe profesional e kam të fituar

Politikë

Arben Malaj thirret në Komisionin e Ekonomisë/ Ballafaqimin moral dhe profesional e kam të fituar

Publikuar

-

Ish ministri i Financave, Arben Malaj ka njoftuar se nesër në orën 10:00 do të jetë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë për tu pyetur dhe për të pyetur sipas tij, mbi arsyet e propozimit nga ana e qeverisë për shkarkimin e tij nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë.

Malaj paralajmëron se do ta fitojë të drejtën e tij deri në Gjykatën Evropiane te Drejtave te Njeriut ndërsa ka publikuar edhe një video ku Rama i referohet qëndrimit të tij mbi situata të vaktuara politike.

Malaj shprehet se në të gjitha angazhimete tij 27 vjeçare midis lirisë dhe karriges ka zgjedhur lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës se lire.

“Te nderuar kolege, nesër ne orën 10.00 jam thirrur ne Komisionin parlamentare te ekonomisë te Kuvendit te Shqipërie, per tu pyetur dhe per te pyetur rreth propozimit per shkarkim te bere personalisht nga Rama. Do te jem aty per te mbrojtur jo një karrike por pavaresine reale te BSH, pavarësi e cila ka qe nga 15 korriku 2019 qe është cenuar nga propozimi dhe zvarritja e kërkeses se 28 deputeteve te cilët me shpifjet e tyre kane cenuar pavaresine reale te një anëtari te KMBSH.
Ne te gjitha angazhimet e mija 27 vjeçare midis lirisë dhe karrigeve kam përzgjedhur lirinë e mendimit dhe lirinë e fjalës se lire,
Keto janë liri themelore dhe te mbrojtura me kushtetute qe nuk cenohet nga asnjë status tjetër publik e shkencore,

LEXO EDHE:  Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat" e Malajt kundër Veliajt

Ballafaqimin moral dhe profesional sic vlerëson z. Rama ne minutat 4-5 te kësaj video e kam te fituar perhere,
Kryeministri Rama me pezullon, shoku Rama si kryetar i PS me shkarkon – gjithë pushtetet ne një dore, por harrojne qe historia politike qindra vjeçare ka vërtetuar aksiomën se : “Pushteti absolut korrupton ne mënyre absolute”.
Ballafaqimin ligjore pa dyshim qe do ta fitoj, po qe e nevojshme deri ne Gjykatën Evropiane te Drejtave te Njeriut.

Ky është shërbimi im ndaj vendit tim kundër mentaliteteve qeverisëse jo demokratike apo ne kufijtë e neo-diktaturave, qe sipas studiuesve është një kërcenim real ne rritje sidomos ne disa vende te Evropës ish komuniste.
Banka e Shqipërie është institucion kushtetues dhe pavarësia reale e saj nuk mund te cenohet nga qejf-mbetjet personale te askujt,
Ju falënderoj nga zemra per mbështetjen dhe inspirimin tuaj te përhershme.
Mirënjohje”, shkruan Malaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama zbulon mesazhin e fundit me Bashën/ I kërkova bashkim

Publikuar

-

Nga

avokati zbulon marreveshjen

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar, për herë të parë, një mesazh që i ka dërguar kreut të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tregoi se nuk kishte komunikuar me Bashën që prej kohës kur opozita ishte në parlament.
Me tej, kryeministri sqaroi se pas tërmetit i dërgoi mesazh Bashës ku i sugjeronte që të ishin bashkë.

LEXO EDHE:  Pezullimi nga detyra i Arben Malajt/ Reagon LSI: As tërmeti nuk i ndal rilindasit kur vjen puna për hakmarrje

LEXO EDHE:  Kongresi PS/ Arben Malaj: Duhet më shumë demokraci dhe përgjegjshmëri për Shqipërinë

“Unë i kam çuar një mesazh në ditët pas tërmetit për t’i kërkuar…sugjeruar që të jemi bashkë, dhe kaq. Komunikimi i fundit me të ka qenë kur PD, ka qenë ende në parlament”, tha Rama i ftuar në emisionin ‘Java’ në RTSH./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka “ultimatum” Ramës/ Ik! Sa më shpejt aq më mirë!

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se opozita e Bashkuar dhe 85% e shqiptarëve duan largimin e Edi Ramës sepse ai dështoi si kryeministër.

Sipas Palokës, ikja e Edi Ramës i hap rrugë zgjedhjeve të lira që njerëzit të vendosin vetë të ardhmen e tyre.

“Edhe pa kundërshtar përballë, Edi Rama tregoi se s’bën dot pa krimin. Shkodra, Vora, Vau i Dejës treguan se ai nuk heq dorë nga krimi dhe vjedhja e votave. Njësoj si në 2017 me Vangjush Dakon, Avdylajt me kompani, në 2016 me Damian Gjiknurin dhe Imer Lalën me shokë, Rama angazhoi gjithçfarë kriminelësh duke dëshmuar shqiptarëve dhe botës se me të nuk ka zgjedhje, s’mund të ketë zhvillim dhe integrim”, shkruan Paloka.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Arben Malaj: 85% e të ardhurave do mblidhen nga taksapaguesit

LEXO EDHE:  Kongresi PS/ Arben Malaj: Duhet më shumë demokraci dhe përgjegjshmëri për Shqipërinë

Më tej ai shprehet se sot qeveria “ka braktisur mijëra familje nëpër çadra dhe ka urdhëruar të dalin nga hotelet mijëra të pastrehë vetëm e vetëm që të mos prekë milionat që ndan me oligarkët.”

“Koha për pallavra ka mbaruar. Bën mirë ta dëgjojë thirrjen popullore që është kthyer në hymn: Rama ik! Sa më shpejt aq më mirë!!!”, përfundon Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Karriera politike e Salianjit, në pikëpyetje pas vendimit të Gjykatës?/ Flet avokati

Publikuar

-

Nga

Avokati i Ervin Salianjit, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në RTV Ora, është pyetur  lidhur me vendimin e Gjykatës që dënon ish deputetin e PD-së, dhe për këtë arsye nëse i rrezikohet karriera politike?!

Sipas avokatit, vetëm një vendim dënimi me 6 muaj burg do t’i rrezikonte karrierën politike për një periudhë të caktuar.

“Në fazën që ndodhemi tani nuk ka asnjë pasojë sa i përket ligjit të dekriminalizimit apo çdo ligji tjetër sepse Ervin Salianji dhe tre të pandehurit e tjerë konsiderohen të pafajshëm, deri në momentin që ka një vendim të formës së prerë, që është vendimi i Gjykatës së Apelit. Edhe në rastin e një vendimmarrje të Gjykatës së Apelit është çështja e pafajësisë, kthimi për rigjykim, dënim me gjobë.

LEXO EDHE:  Pezullimi nga detyra i Arben Malajt/ Reagon LSI: As tërmeti nuk i ndal rilindasit kur vjen puna për hakmarrje

LEXO EDHE:  Kongresi PS/ Arben Malaj: Duhet më shumë demokraci dhe përgjegjshmëri për Shqipërinë

Të gjitha këto nuk e cënojnë karrierën politike të Ervin Salianjit. Vetëm një dënim me burgim mbi 6 muaj e cënon karrierën politike për një afat të caktuar.

Ndërkohë që çdo vendimmarrje tjetër nuk e cënon atë. Por, megjithatë ne, do vazhdojmë të gjitha mjetet e ankimit dhe e drejta do të dalë në një moment”, u shpeh avokati./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE