Connect with Us

Aksidenton 33-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes/ Pranga shoferit

Kronika

Aksidenton 33-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes/ Pranga shoferit

Publikuar

-

Një 43-vjeçar, është arrestuar mesditën e sotme nga policia, pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i aksidentit.

Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. A., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi duke qarkulluar me mjetin veturë, tip “Volksëagen”, në rrugën “Demokracia”, në afërsi të degëzimit të rrugës “Ali Asllani”, Kamëz, ka përplasur shtetasin D. B., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

LEXO EDHE:  Tjetër video nga momenti i grabitjes së parave/ Autorët qëlluan me armë

Pas përplasjes, drejtuesi i dyshuar i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit. Pas disa orë punë intensive nga specialistët e Policisë Rrugore është bërë i mundur identifikimi i mjetit dhe më pas kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Humbi jetën në një kantier ndërtimi/ Si e parandjeu ngjarjen nëna e 36 vjeçarit: E prisja me frikë…

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ndodhi, gjatë ditës së djeshmë, në Korçë ku 36 vjeçari Elvis Josifi humbi jetën teksa punonte në ndërtim.

Ditën e sotme policia ka arrestuar dy persona, teknikun dhe manovratorin e firmës së ndërtimit. Ata akuzohen për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë 36 vjecarin, Elvis Josifi duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas, Abc News, familjarët janë përplasur me përgjegjësit e firmës gjatë ceremonisë mortore dhe nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës ndërtuese duke i akuzuar se i kanë vrarë djalin, i cili punonte për bukën e gojës.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik/ Një i vdekur, një i plagosur

LEXO EDHE:  Aksident/ Përmbyset automjeti

“Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve.”

Këto jane fjalët që nëna iu drejtoi përfaqësuesve të firmës të cilët  i kërkuan të mbulonin shpenzimet e ceremonisë mortore.

“E ëma një ditë në supermarket tha se djalin e kishte në punë në ndërtim dhe ishte shprehur se kishte frikë për të, deri sa vjen në shtëpi unë rri me frikë”, thotë fqinja e familjes ku ndodhi tragjedia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e të riut në Korçë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike e një dite më parë, ku një 36-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në kantierin e ndërtimit.

Mësohet se viktima, Elvis Josifi ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekë të rinj në muaj.

36-vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme.

LEXO EDHE:  Humbi jetën teksa kalonte rrugën/ Zbulohet identiteti i viktimës

LEXO EDHE:  Aksident tragjik/ Një i vdekur, një i plagosur

Ndërkohë, punëtori tjetër, me inicialet P.F., 59 vjeç, që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një apartament në Kamëz

Publikuar

-

Nga

zjarrefikset neutralizojne zjarrin

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, në apartament nuk jetonte njeri, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e rënies së zjarrit.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrëfikësën.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE