Connect with Us

Aksident i rëndë/ 3 të plagosurit përfundojnë tek Trauma

Kronika

Aksident i rëndë/ 3 të plagosurit përfundojnë tek Trauma

Publikuar

-

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Mamurras.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa nuk dihen ende detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Aksident në autostradë, përplaset me furgonin e policisë

Ndërkohë autoritetet kanë shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Humbi jetën në një kantier ndërtimi/ Si e parandjeu ngjarjen nëna e 36 vjeçarit: E prisja me frikë…

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ndodhi, gjatë ditës së djeshmë, në Korçë ku 36 vjeçari Elvis Josifi humbi jetën teksa punonte në ndërtim.

Ditën e sotme policia ka arrestuar dy persona, teknikun dhe manovratorin e firmës së ndërtimit. Ata akuzohen për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë 36 vjecarin, Elvis Josifi duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas, Abc News, familjarët janë përplasur me përgjegjësit e firmës gjatë ceremonisë mortore dhe nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës ndërtuese duke i akuzuar se i kanë vrarë djalin, i cili punonte për bukën e gojës.

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Maturantët e aksidentuar nisen me helikopter drejt Tiranës

LEXO EDHE:  Tiranë/ Pëplaset një motocikletë, plagoset rëndë drejtuesi

“Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve.”

Këto jane fjalët që nëna iu drejtoi përfaqësuesve të firmës të cilët  i kërkuan të mbulonin shpenzimet e ceremonisë mortore.

“E ëma një ditë në supermarket tha se djalin e kishte në punë në ndërtim dhe ishte shprehur se kishte frikë për të, deri sa vjen në shtëpi unë rri me frikë”, thotë fqinja e familjes ku ndodhi tragjedia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e të riut në Korçë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike e një dite më parë, ku një 36-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në kantierin e ndërtimit.

Mësohet se viktima, Elvis Josifi ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekë të rinj në muaj.

36-vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme.

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën në Pogradec/ Në gjendje të rëndë 50-vjeçari

LEXO EDHE:  Detaje të reja/ Maturantët e aksidentuar nisen me helikopter drejt Tiranës

Ndërkohë, punëtori tjetër, me inicialet P.F., 59 vjeç, që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një apartament në Kamëz

Publikuar

-

Nga

zjarrefikset neutralizojne zjarrin

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, në apartament nuk jetonte njeri, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e rënies së zjarrit.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrëfikësën.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE