LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen prapaskenat e ndalimeve në Durrës/ Si Rama po tenton të shpëtojë Dakon

14 Dhjetor 2019, 13:23, Politikë CNA
Zbulohen prapaskenat e ndalimeve në Durrës/ Si Rama po tenton të

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas ndalimeve të disa personave në Durrës, të cilët akuzohet si përgjegjës për tragjedinë e 28 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se ajo çfarë po tenton të bëjë kryeministri Rama është të shpëtojë nga përgjegjësia ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

?Rama e nxorri Gjushin prape ?akullore?…!!!

Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas ?nje pune intensive, dy javore? u gjenden dhe ?fajtoret? e katastrofes. Plot 17 urdher ndalime…
?Fajtoret? rezultokan disa inspektore lagjesh, ndonje ?ndertues informal? e me siguri do dalin dhe bojaxhinjte e pallateve!
Gjushit nuk i del emri kurrekund!!!
Ne Durres e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako eshte kryepergjegjes per kete situate, jo vetem se ka mbi dhjete vjet qe drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmen e tij ?3D? , ne ndertimin e shumices se pallateve te demtuara.?-shkruan Paloka.

Më tej, Paloka thekson se e gjithë përgjegjësia bie mbi Vangjush Dakon, por sipas tij prokuroria nuk e heton sepse Dako ka mbështetjen direkte të Ramës.

?Kete fakt e kane denoncuar dhe keto dite me dhjetra qytetare durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmes se tij, Gjushi edhe ndertonte me firmen e tij !
Po pse atehere emri i Gjushit nuk del ne listen e polico-prokurorise se Durresit?!
Shume e thjeshte dhe e qarte per kedo; Gjushi ka mbrojtjen direkte te Rames i cili gjate gjithe kesaj kohe po kujdeset personalisht qe mos preken pergjegjesit e vertete, po si ne gjithe rastet e tjera, te mbyllen skandalet me ca ?koka turku? nga rradhet e ushtareve.?-shkruan Paloka.

Sipas Palokës, Rama po kerkon ta nxjerre dhe nje here Gjushin ?akullore? dhe kjo ben sens.

?Gjushin deri dje ne Durres e quanin ?Bankomati i Rames? ! Ne fakt tanime eshte me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin me te pare te fjales) imunitetin e tij, prandaj ne vend qe te ishte ne qeli, eshte rikthyer me urdher te Rames ne zyren e bashkise per te rregulluar ?ATO LETRAT?-përfundon postimin e tij, Edi Paloka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga